Kryeministri Rama: Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme një investim madhor me standarde të larta europiane

100
Sigal

Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një javë të mbarë me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Kryeministri Rama shkruan se ky spital është një investim madhor i projektuar dhe i realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt. Kryeministri Rama thotë se Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.“Me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, -shkruan Kryeministri Rama .

Rama për figurën e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka zhvilluar një bashkëbisedim me autorin Aurel Plasari dhe të rinj, në 555-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kemi nevojë për ta njohur më mirë figurën e Skënderbeut dhe për ta vlerësuar më mirë kontekstin në të cilin ai veproi. Sipas Ramës, kaq shumë gjëra për të mësuar nga historia e Skënderbeut. Nuk mendoj që Skënderbeu ka nevojë për një fushatë për ta mbrojtur. Por ne kemi nevojë për ta njohur më mirë figurën e Skënderbeut dhe për ta vlerësuar më mirë kontekstin në të cilin ai veproi, sepse ka kaq shumë gjëra për të mësuar nga historia e tij dhe libri është një ndër gjërat më të vyera, që janë shkruar në gjuhën shqipe”,- theksoi ai.