Kryetari i Tiranës, Veliaj: Shërbimet tona të emergjencës në gatishmëri

112
Sigal

Pas valës së tërmeteve, të gjithë shërbimet e emergjencës së Bashkisë të Tiranës kanë kaluar në gatishmëri të plotë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë në banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë. Kujdes për njëri-tjetrin “, -shkruan Veliaj. Ekipet e emergjencave të Bashkisë së Tiranës janë në terren për evidentimin e dëmeve nga tërmeti. Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të akordojë ndihmë financiare për 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti në Zall Bastar. Veliaj i ka bërë thirrje opozitës që të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve, për hir të disa votave në zgjedhje. Nisur nga tërmeti që ra mbrëmjen e djeshme, Veliaj tha se kjo ishte arsyeja se pse pallati nr. 4 në Tufinë, i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, duhej prishur në kohë, që tërmeti i rradhës të mos e kish kthyer në katastrofë.