Dhuna në protestën e shembjes së TK/ Alfred Lela nxjerr raportin mjeko-ligjor dhe paralajmëron padi: Në rrugë e sipër për në gjykatë, provat ja ku i kanë

308
Sigal

Gazetari Alfred Lela, i dhunuar gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, shenja të dhunës në trup, por edhe dëshminë mjeko-ligjore që e fakton një gjë të tillë.

Ndonëse vetë kryeministri Rama, i ftuar në një emision televiz mohoi që Lela të ishte dhunuar, ndërsa shtoi se policët kishin bërë detyrën, gazetari i vë përpara këto fakte.

Lela thotë po ashtu se, po bëhet gati ta çojë cështjen në gjykatë.

STATUSI I PLOTË

Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot.