Kryemadhi në protestë: Rama kërkon të çnderojë Shqipërinë me nismën Open Balkan! Sot nuk ka flamur partie, të mblidhemi për të shpëtuar vendin

88
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe opozita.

Nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë, Kryemadhi deklaroi se Rama kërkon të çnderojë flamurin shqiptar.

“Mirëmbrëma dhe ju policë të nderuar pasi jeni sot njerëzit më pak të paguar. Rrogat tuaja shkojnë në xhepat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës me inceneratorët.

Ju sot më shumë se kurrë, jeni ata që na jepni më shumë forcë, për ta përballur këtë situatë më shumë se kurrë.

Ju vuani siç vuajnë atyre që ju prishin shtëpitë, Bathore, Paskuqan, Kombinat e kudo. Në këtë takim të jashtëzakonshëm, sot më shumë se kurrë, flamuri i vetëm partie është flamuri ynë shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve. Ka gjakun e mijëra shqiptarëve që u betuan për Shqipërinë.

U betuan për Shqipërinë. Ky flamur është motivi ynë më i madh për Shqipërinë tonë europianek, për Shqipërinë e rilindësve.

Ky flamur, sot më shumë se kurrë, ka rëndësinë më të madhe pasi Edi Rama me Open Balkan, kërkon ta çnderojë.

Të valëvisim fort flamurin tonë duke kthyer djemtë dhe vajzat në Shqipëri, duke kthyer trurin që ka ikur. Sot më shumë se kurrë, ky Bulevard është mbushur” – tha Kryemadhi.