Kryemadhi i uron shqiptarëve Vitin e Ri me një foto familjare: Me nisjen e këtij kapitulli të ri ju urojmë mbarësi, shëndet dritë dhe shpresë për atë që na rezervon e ardhmja!

259
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e ndërrimit të viteve.

Kryemadhi ka zgjedhur që të urojë natën e Vitit të Ri me një foto familjare, ku shihet ajo, presidenti Ilir Meta dhe tre fëmijët.

“Me nisjen e këtij kapitulli të ri, ju urojmë mbarësi, shëndet, dritë dhe shpresë për atë çfarë na rezervon e ardhmja. Nga familja jonë, me dashuri, gëzuar vitin e ri 2022!”, shkruan Kryemadhi.