Pritet të nisë protesta, kjo është situata para Kryeministrisë

514
Sigal

Mbështetësit e opozitës do të tubohen para Kryeministrisë duke nisur nga ora 19:00, në protestën e gjashtë kombëtare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe formimin e qeverisë tranzitore. Siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO, situata para Kryeministrisë deri në këto momente është e qetë. Para selisë qeveritare është vendosur gardh metalik, pas të cilit do të rreshtohet kordoni i sigurisë i përbërë nga efektivë të forcave të rendit.

Protestuesit do të mblidhen para Kryeministrisë nga tre drejtime, sheshi Skënderbej, sheshi Nënë Tereza dhe selia e PD. Rreth 1700 forca policore, përfshirë ata të rendit, FNSH dhe RENEA, do të angazhon për mbarëvajtjen e protestës së sotme. Ata do të qëndrojnë përreth dy objekteve shtetërore ku mblidhen mbështetësit e opozitës, te godina e Kryeministrisë dhe Parlamenti.