Kryebashkiaku Nesim Spahiu: “Të matemi me punët që do të bëjmë, jo me ato që kemi bërë…”

427
Çorovodë/Platformë konkrete për punësimin, arsimin, turizmin dhe infrastrukturën funksionale në shërbim të komunitetit e biznesit

Sa herë që do të përmendim punën e bërë në vitet që lamë pas, do të thotë se ngelemi në vend numëro, ndaj vizioni jonë është të shohim nga e ardhmja se me cilën sfidë do të ndeshemi dhe si do ta kalojmë atë, në të mirë të komunitetit dhe duke i shërbyer atij. Po të matemi me premtimet e bëra dy vjet më parë në kohën e fushatës elektorale do të thotë se ato i kemi realizuar 100 %, e çdo të bënim më. Pra puna jonë është se sa në ndihmë do t’ju vijmë banorëve të bashkisë tonë për të gjetur e realizuar projekte afatgjatë si dhe për të hapur vende pune, sesa në ndihmë do t’ju vijmë fermerëve bujqësor dhe atyre blegtoral duke u krijuar kushte për përmirësimin dhe shtimin e krerëve duke ndihmuar edhe me subvencionimet, përmirësimin dhe krijimin e kushteve lehtësuese të biznesit me qëllimin e vetëm për hapjen e vendeve të punës. Ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës duke u ardhur në ndihmë banorëve të zonave turistike. Këto dhe qindra problem të tjera që hasim në punën e përditshme tonën janë sfidat tona për vitin 2017. Për këto prononcime por dhe për qindra problem që hasen në punën e përditshme ne i morëm këtë intervistë kryetarit të baskisë Nesim Spahiu.

Në këto dy vjet qeverisje si dhe përmendët pak më parë, puna juaj konsiston se sfidat e radhës diçka më shumë për vitin 2017 ? 
Viti që po lëmë pas, ishte një vit i suksesshëm për Bashkinë Skrapar, ishte viti i transformimeve të mëdha infrastrukturore, turizëm, punësim, shërbime, çështje sociale, arsim etj. Akset rrugore tashmë të përfunduara dhe asfaltuara, Potom-Ҫorovodë dhe Ҫorovodë –Therepel, ofrojnë rrugë të një standardi mjaft të lartë, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës për këto komunitete pasi kanë rritur aksesimin e tyre. Rikonstruksioni i sheshit në Qendër të Qytetit, punimet e të cilit janë në proces dhe që do të përfundojë gjatë këtij viti e në vijim në vitin tjetër, do t’i japë Ҫorovodës profilin dhe identitetin e një qyteti të munguar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët, por dhe për turistët e vendit dhe ata të huaj të cilët kanë filluar që ta konsiderojnë Skraparin si një destinacion turistik. E bëra këtë parantezë për të thënë se si këto projekte por dhe të tjera të përfunduara tregon qartë që ne kemi realizuar premtimet tona 100 %, por që ne kurrsesi nuk duhet të matemi me ç’kemi bërë më parë puna jonë do të konsistojë në çdo të bëjmë në të ardhmen.

Cilat janë projektet për të ardhmen në fushën e turizmit e më gjerë ? 
Projekti i Turizmit tashmë i përfunduar krijoi infrastrukturën e mirëfilltë turistikë për zhvillimin e turizmit. Me të ardhurat e veta Bashkia ka ndërhyrë në rehabilitimin e një sëre aksesh të rëndësishme në Njesitë Administrative Vëndreshë, Qendër , Gjerbës, Çepan, Leshnjë e deri në malin e Tomorit duke lehtësuar lidhjen e tyre me pjesët e tjera të Baskisë. Një tjetër destinacion turistikë që deri tani kemi ecur kënaqshëm janë dhe investimet në Anionet e famshme në lumin Osum dhe që çdo vit për më shumë se 6 muaj sjellin turist nga e gjithë bota duke bërë edhe sportin e famshme, atë të “Raftingut”. Një tjetër vend turistike është edhe mali i bekuar i Tomorit pasi tashëm është kthyer në një destinacion turistik thuajse vjetor veç ditëve të famshme të shenjtori Abaz Aliu. Por ende këtu kemi punë për të bërë një nga sfidat tona është se kemi një tjetër destinacion turistike që ende është mister për turistët, Shpella e Pirogoshit, e cila pret një investim të mirëfilltë që fillon nga infrastruktura rrugore deri në hyrje ku dhe dihen vlerat e saja turistike por që ende është e pa eksploruar, kjo është një nga sfidat tona, por ka dhe të tjera, si dhe janë kanionet e Gradecit etj.

Bujqësia dhe punësimi, cilat janë sfidat dhe pritshmëritë tuaja ? 
Bujqësia dhe Blegtoria kanë përfituar nga skemat e Financimit të Qeverisë ,dhe nëpërmjet granteve dhe kreditimit po garantojnë jo vetëm suksesin e aktivitetit të tyre, por një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Por ende ka punë edhe në këtë sektor dhe si bashki kemi filluar, e para për lidhjen e infrastrukturës mes fshatrave gjë e cila ka munguar për shumë vite. Ky vit ka filluar si një vit i suksesshëm edhe në drejtim të punësimit, ku qindra qytetar u punësuan më parë dhe tani në projektet e ndryshme që po aplikohen në zonë dhe natyrshëm ky punësim ka ndikuar në rritjen ekonomike të zonës, duke e nxjerrë Skraparin nga harta e zonave të varfra, duke e renditur mes zonave me mundësi të mëdha punësimi në sipërmarrjen private. Në vazhdim viti 2017, do të jetë viti i implementimit të shumë projekteve me impakt social, është viti i përfundimit të Sheshit të Qytetit, viti i fillimit të implementimit të Ujësjellësit,viti i aplikimit dhe implementimit të modelit Guest-House në fushën e Turizmit, i cili do të realizohet nga bashkëpunimi me kooperacionin Gjerman Giz, si dhe i fillimit të punimeve të projektit të ri të turizmit “Udhëto sipas mënyrës tënde”, një projekt 3 -vjeçar i cili do të mundësoje zhvillimin e Turizmit Rajonal, pasi projekti është në partneritet me bashkinë Berat, Gjirokastër,Përmet. Baypassi i ri Ura e Pazarit, lokal kanione, i cili do të ndërtohet nga projekti TAP, do të shërbeje si një rregullator për kufizimin e lëvizjeve në qytet, të cilat priten që të jenë më intensitet pasi këtë vit kanë filluar punimet në tubacionin e gazit TAP, dhe natyrshëm pritet të gjenerojë qindra vende të reja pune për qytetarët e Baskisë të cilat do të ndihmojnë në rritjen e mirëqenies së komunitetit. Skrapari është një vend me mundësi të mëdha për të gjithë, le të punojmë të gjithë së bashku, ta bëjmë Skraparin një vend më të mirë jetese, një vend ku njerëzit të mos mendojnë largimin, por përkundrazi dhe ata të larguarit të rikthehen edhe kjo e fundit është një sfidë që dhe do punojmë për ta kapërcyer me sukses.

Bisedoi: Sulo GOZHINA
Sigal