Krujë/ Finalizohet Mega Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”

621
Sigal

Nëntëmbëdhjetë persona janë arrestuar ndërsa 7 janë shpallur në kërkim për akuzën e kultivimit të kanabisit në kuadër të operacionit të koduar “Malësia e Krujës”.

Operacioni u ndërmor pas një hetimi 3 mujor.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.

Të arrestuarit janë:

A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;

Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;

K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;

G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:
A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.