Kriza dhe “lufta” e Ramës/ Në Durrës po vidhen edhe të vdekurit

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket rritjes së çmimeve. Shumë qytetarë e kanë të pamundur të përballojnë çmimet që në këtë kohë po kapin shifra rekord. Siç ndodh në çdo kohë krize, vjedhjet shtohen dhe në media janë publikuar dhjetra raste kur disa makina kanë rënë pre e grabitjes.

Megjithatë, kjo që ka ndodhur së fundmi ka kaluar çdo limit. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, në Durrës kanë filluar që të vidhen edhe të vdekurit. E kemi fjalën për varrezat. Sipas një denoncimi të një qytetari disa persona futen në varreza dhe vjedhin mbajtëset e lules.

NOA

Ai kërkon që të merren masa dhe varrezat të ruhen nga Bashkia.

Qytetari shkruan:

Pershendetje! Po ju shkruj per nji problem ne varezat e durrsit per vjedhjen e majteseve te luleve ku gjith varoshet u jan vjedhur dhe keputure mund béni nji postim thjesht qe behet pak problem dhe n’a ana drejtorit e ket pak me Kujdes! Jua di shum per faleminderit nese jeni dakort per ta shkruajtur dicka dhe nese po ju dergoj dhe nji vidéo