Krimi makabër në Pogradec, avokati kërkoi 40 ditë kohë për ekzaminimit psikik

279
Sigal

Vendimi i gjykatës për 44-vjeçarin, Olsi Çekiçi është kundërshtuar. Avokati Sokol Mihali kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.

Ai nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore, që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga gjyqtarja Luljeta Kolonja.

44-vjeçari u shfaq i qetë në seancë dhe me maskë në fytyrë. Në sallën e gjyqit ishte i rrethuar nga tre policë. Në dyert e gjykatës është parë edhe avokati i ish-gruas së Olsit, i cili kërkon që kujdestarinë e adoleshentes ta marrë e ëma. Nëna e 15-vjeçares është nisur nga Italia drejt Shqipërisë dhe pritet të fillojë procesin për të kërkuar kujdestarinë e së bijës.