Krimi i dyfishtë në Fier/ Sot do të përcillet për në banesën e fundit vjehrri dhe nusja

207
Sigal

Vrasja e Merushe Hazizit dhe vetëvrasja e Xhavahir Hoxhës la të tronditur ditën e kaluar fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 61-vjeçari masakroi me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas u vetëvra, viktimat do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Hoxha, do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e tij Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja do të prehet në varrezat pranë familjes së saj.

30-vjeçarja ishte nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte tre vite që bashkëjetonte me Fatjon Hoxhën.

Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret në pemë në tokën e tij.

Familjarët janë shprehur të tronditur nga ngjarja. Konkretisht, halla e tij është shprehur se 61-vjeçari kundërshtonte në mënyrë absolute martesën mes të birit e 30-vjeçares.

Ajo shton se Fatjoni e Merushja të rinjtë bashkëjetonin prej dy vitesh e se punonin e ishin njerëz të rregullt. E vetmja gjë që kishin kundër, ishte familja e djalit.