Krimi bën kërdinë, policia mbush qytetarët me fleta gjoba makinash

Krimi dhe droga bëjnë kërdinë/ Policia arrin një tjetër sukses: vendos 2758 gjoba për parkime të gabura në Tiranë, në 2 ditë

Ndërkohë që krimi  i organizuar dhe droga bëjnë kërdinë nëpër Tiranë ,madje edhe në të gjithë Shqipërinë , Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 gjoba gjatë 48 orëve të javës së kaluar . Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e javës së kaluar ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin. Policia ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore. Ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm; Ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.

NOA