Kreu i Zjarrfikëses tregon arsyet: Ja pse 90% e bombolave të gazit shpërthejnë në mëngjes

108
Sigal

Shpërthimi i bombolës së gazit mëngjesin e djeshëm, rezultoi fatale për një 84-vjeçare në Kuçovë, ndërsa burri i saj lufton për jetën te Trauma.  Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, saqë për pasojë është shembur një pjesë e banesës. Alie Kosova humbi jetën (pasi ishte dhe e paralizuar) ndërsa Mustafa Kosova, 86-vjeç ka pësuar rreth 70% djegie në trup.

Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, thotë se duhet treguar shumë kujdes me bombolat e gazit sidomos në mëngjes. Po ashtu ai tha se ambientet ku ndodhen pajisjet e gazit duhet të ajrosen në mëngjes ndërsa zgjidhja më e mirë është vendosja e sinjalizuesit të gazit.

“Në orët e para të mëngjesit duhet treguar shumë kujdes. Le të jetë bombola edhe larg, nëse e ke lënë pajisjen hapur mund të ketë pasur rrjedhje gazi, duhet bërë ajrosja e gazit. Duhet edhe sinjalizuesi i gazit, që nuk kushtojnë dhe sinjalizojnë menjëherë nëse ka rrjedhje gazi, vendoset shumë afër pajisjes së gazit dhe nuk kushton më shumë se 10 euro. Kur shkon në këto ambiente, duhet bërë ajrimi dhe të mundohesh që të kenë kontakt me ambientin e jashtëm”, tha ai.