Kreu i shoqatës së fermerëve: Blegtoria shpalli falimentin sot në Shqipëri, blegtorët po therin lopët e qumështit (PARALAJMËRIMI)

161
Sigal

Kreu i shoqatës së fermerëve në Shqipëri, Ervin Resuli ka deklaruar se blegtoria në vendin tonë ka shpallur falimentin.

Në një postim në Facebook, ai thotë se 1 liter qumesht duhet të shitet 700 lekë minimumi që të fitojë blegtori dhe që të mos theren lopët. Nga ana tjetër Resuli ka paralajmëruar protestë më 9 Mars para kryeministrisë për rritjen e çmimeve në vend.

“Mos më thuaj pse s’të mora në telefon,

TË MËRKURËN ora 17:00 te KRYEMINISTRIA,

per çmimet që nuk ndalen .

Fermerë ,Blektorë ,Konsumator. Unë aty do jem”, shkruan Resuli.

Postimi i plotë i Ervin Resulit:

Zyrtare! Sot në Shqipëri Blegtoria shpalli falimentin .

1kg Bërsi Soje—————->1300lek/kg

1kg Misër kokërr ————>500lek/kg

1kg Elbë————————–> 550lek/kg

1kg Jonxhë e that———–>500lek/kg

1kg Bar i that——————>300lek/kg

1kg Sillazh Misri————–>150 lek/kg

1kg Sillazh Pranveror——->100lek/kg

1liter Naftë———————–>235lek/litri

1 liter qumesht duhet të shitet 700 lekë minimumi nëse nuk duhet të theren më lopet

(ps.Foto me përmbajteje të rëndë, është dërguar  nga një blektor që si shume të tjer  kan filluar të therin lopët e qumështit )