KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, kryetari i Gjykatës së Fierit përfundimisht jashtë sistemit të Drejtësisë

282
Sigal

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga  Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori vendimin për kryetarin e Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj.

Në përfundim të gjykimit, KPA la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të lënë përfundimisht jashtë sistemit të Drjetësisë gjyqtarin Roland Jaupaj.

“Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.09.2020”, thuhet në njoftimin e KPA