Kostot e fshehta të e-albania për qytetarët : Çdo herë që aplikohet në Kadastër s’merret përgjigje, paguhen 700 lekë

147
Sigal

Heqja e sporteleve të administratës publike dhe kalimi te shërbimet online, jo vetëm ka shkaktuar shqetësime me aplikimet në institucionet e pronës, por sjell me vete edhe kosto të kripura financiare për qytetarët e bizneset.

Avokatja e njohur Vasilika Hysi sjell në vëmendje rastet kur aplikohet për informacion kadastral dhe nuk merr përgjigje Agjencia.

Sipas saj, çdo aplikim i ri ka kosto 700 lekë për informacione rutinë, ndërkohë që kostot shtohen shumë në rast se kërkohen të dhëna të kushtueshme. Në një intervistë ekskluzive për Scan, Anëtarja e Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatisë, thotë se pas heqjes së sporteleve qytetarët po përballen me problem sa i përket aplikimeve për çështje pronash. Shumë qytetarë që kanë aplikuar për shërbime kadastrale humbasin dokumentet origjinale pas mungesës së sporteleve