Kosto e jetesës 2016/ Tirana mbetet më e shtrenjta në rajon

518
Jetesa në kryeqytetin shqiptar, një të huaji i kushton më shumë se në Maqedoni, Serbi e Bosnjë. Ndonëse Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, sërish ajo mbetet më e shtrenjta në rajon. Të dhënat jepen në Indeksin e Kostos së Jetesës 2016, publikuar së fundmi nga Mercer. Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer, për të 22-tën herë këtë vit, rendit nga më i shtrenjti te më i liri qytetet botërore, nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet etj (në total 200 artikuj dhe shërbime) dhe i adresohet kryesisht të huajve që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme nga ai i origjinës. Tirana renditet në vendin e 186, mes 209 qyteteve që janë marrë në konsideratë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj dhe ndodhet në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199.
Sigal