Kosovë, në spital dymbëdhjetë pacientë me koronavirus, dy në gjendje të rëndë

293
Sigal

Aktualisht në Kosovë dymbëdhjetë persona me koronavirus janë të shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Autoritetet shëndetësore kosovare raportojnë se tetë pacientë ndodhen në gjendje të stabilizuar, ndërsa katër raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkohë që dy prej tyre janë rëndë.

Dy pacientë do të largohen sot nga spitali, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit. Aktualisht në Kosovë janë të konfirmuara 919 raste pozitive me COVID-19.