E zuri gjumi në timon/ Shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, 4 vite më parë u kap me 20 kg drogë në Shqipëri

341
Sigal

Të tjera detaje vazhdojnë të zbulohen rreth aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë.

Vëmendja është përqëndruar tek shoferi i autobusit i identifikuar si D.L ra sot në pranga në prokurorinë e Kroacisë pasi e zuri gjumi në timon. Ai u mor në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit ku do vendoset për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.

Sipas mediave kosovare, kjo nuk është hera e parë që D.L bie në prangat e policisë pasi në 2017 ai është arrestuar nga Policia Kufitare e Shqipërisë me 20 kg kanabis.

Atij i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare, dhe ai është mbrojtur në heshtje, ka thënë zëvendës-Prokurori i Shtetit për qarkun në Sllavonski Brod, Franjo Kopuniq.

Pra, do të vendoset nëse do të lirohet apo do të mbetet në paraburgim. Pamjet e publikuara nga mediat kroate, tregojnë momentin kur shoferit del nga vetura e policisë kroate dhe drejtohet për tek prokurori.