Lejuan ndërtime pa leje, arrestohen shtatë persona në Sarandë, pesë prej tyre punonjës të IKMT-së

210
Sigal

Policia ka shoqëruar shtatë persona, mes të cilëve pesë janë punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Burime bëjnë të ditur se të shoqëruarit akuzohen për ndërtime pa leje në zonat e plazheve në Ksamil.

Nuk dihen ende detaje të tjera, ndërsa operacioni i policisë po vijon. Kujtojmë se Ksamili është një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët.