Kosovari terrorizoi Vlorën, mediat italiane e quajnë xhihadist

500
Mediat italiane janë marr shumë me lajmin ku një shtetas kosovar nga Mitrovica ka përhapur panik dhe ka terrorizuar qytetarët vlonjatë një ditë më parë duke dhunuar 3 persona dhe tentuar t’i marrë peng ata duke thirrur ‘Allahu Akbar’. Sipas mediave italiane, janë ende të paqarta rrethanat e sulmit të ndodhur në Vlorë, nga Dijar Xhema, një qytetar i Kosovës.
Duke cituar mediat shqiptare, “Ilgiornale” shkruan se i dyshuari po hetohet për terrorizëm dhe në Kosovë ai ishte një emër i njohur për policinë për tentativë vrasje dhe rrëmbim, veprimeve të dhunshme dhe armëmbajtje pa leje. Kosovari, shkruan “Ilgiornale”, u përpoq të marrë me forcë në makinën e tij tre persona, duke bërtitur “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, duke i plagosur lehtë me thikë ata dhe ka kërcënuar me jetë në emër të Allahut dhe dhunuar oficerët që e kanë arrestuar, shkruan Panorama. 
Dinamika e fakteve dhe qëllimi i vërtetë i agresorit mbeten të paqarta: Xhema donte të kryente një rrëmbim? Me çfarë qëllimi? A i ka sulmuar në të vërtetë apo lënduar me një thikë tre personat, siç u tha fillimisht? Çfarë lloj kërcënimi u ka bërë kalimtarëve? A gjendemi përballë një rasti të izoluar të një krimineli që këtë e ka veprën e rradhës? Apo i dyshuari ka pasur kontakte me qarqet radikale dhe ka vendosur të ndërmarrë veprime ekstremiste i vetëm, sipas mundësive, por nuk e kishte planifikuar siç duhej? 
Profili i tij në Facebook ka elemente që nuk të cojnë të mendosh për tendenca radikale, por që, sigurisht, nuk është e mjaftueshme për ta përjashtuar si pistë hetimi. Të gjitha aspektet duhet të sqarohen, sepse mund të gjendemi përballë episodit të parë të “të vetmuarit” në Shqipëri, aq sa mund të supozojmë se ky është një rast i parë i “xhihadit” me thika përgjatë Adriatikut
Sigal