Korrupsioni i bashkisë së Fierit/ KPP : Vendimi i kryebashkiakut Subashi për tenderin 2 miliardë lekë është absolutisht i pavlefshëm

75
Sigal

Rrëzohet tenderi korruptiv i Bashkisë së Fierit për plehrat

 

Trupa e KPP-së ka arritur në konkluzionin se vendimi i kryebashkiakut Armando Subashi për të zhbërë tenderin me vlerë rreth 2 miliardë lekë të vjetra është absolutisht i pavlefshëm.Tenderi i zhvilluar gjatë verës, u shoqërua me dyshime të mëdha për abuzim.

 Bashkia e Fierit është kapur në shkelje flagrante me tenderin për pastrimin e qytetit. Është Komisioni i Prokurimit Publik, i cili ka konstatuar veprimin korruptiv të kryebashkiakut Armando Subashi, i cili ka vepruar pa asnjë standard ligjor për prokurimet publike të institucioneve shtetërore. Veprimi i kundraligjshëm i kryebashkiakut Subashi ka një vlerë prej 2 milion euroshKomisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar vendimin e Bashkisë së Fierit për anulimin e tenderit të pastrimit të qytetit, duke konfirmuar konstatimet e mëparshme për shkelje të rënda procedurash.Trupa e KPP-së ka arritur në konkluzionin se vendimi i kryebashkiakut Armando Subashi për të zhbërë tenderin me vlerë rreth 2 miliardë lekë të vjetra është absolutisht i pavlefshëm.Tenderi i zhvilluar gjatë verës, u shoqërua me dyshime të mëdha për abuzim.Procedura e prokurimit u fitua nga shoqëria “Kombi Invest”, e njohur për afërsinë me kryebashkiakun Subashi, ndërkohë që në garë ishte edhe “Alko Impeks General” e familjarëve të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, kompani e cila kundërshtoi rezultatin paraprak.Ky tender përkoi në të njëjtën kohë me akuzat e deputetit socialist, Petro Koçi. Në korrik të këtij viti, Koçi pretendoi publikisht se prokurimet publike në Fier shpërndahen në mënyrë preferenciale dhe përfitues janë pjesëtarë të botës së krimit.Koçi nuk përmendi raste konkrete publikisht. Megjithatë, reagimi i parë pas deklaratave të forta erdhi nga bashkia e Fierit. Armando Subashi vendosi anulimin e tenderit të pastrimit me vlerë rreth 2 milionë euro, nëpërmjet një vendimi të dyshimtë të Këshillit Bashkiak.Vendimi i Subashit u ankimua pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga të dy operatorët në garë, “Kombi Invest” dhe ‘Alko General Impeks”.Komisioni i Prokurimit Publik, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin, arriti në konkluzionin se vendimi i nxituar i kryebashkiakut të Fierit është në kundërshtim flagrant me përcaktimet ligjore.“KPP gjykon se autoriteti kontraktor ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, pasi duhet të kishte pezulluar procedurën e prokurimit dhe nuk duhet të kishte kryer asnjë veprim deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Komisioni i Prokurimit Publik”, thuhet në vendimin e këtij të fundit, të marrë në 18 Tetor 2021.Për Komisionin e Prokurimit Publik, vendimi i kryebashkiakut Armando Subashi përbën një akt absolutisht të pavlefshëm.Ndërkohë, KPP ka konstatuar se nuk ka tagrin për të vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak të Fierit.Në përfundim, Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e kryetarit Jonaid Myzyri, i ka dhënë të drejtë pretendimeve të kompanisë së familjes së deputetit Abazi, e cila, me shumë mundësi, do të përfitojë fondi rreth 2 milionë euro për pastrimin e Fierit.