Korriku nis me temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

134
Sigal

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të ngjitet deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lëhta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të jënë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente te shkurta me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi perëndimor  duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kontinenti Europian do të jetë nën mbizoterimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Ndersa Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira,  rrebeshe shiu dhe mini-stuhi ere. Po ashtu, Europa qendrore dhe pjesërish Ballkani do të kenë vranësira konvektive duke sjellë rrebeshe shiu.

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve te paradites POR pjesa e dyte e ditës sjell herë pas here kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e kosovës duke rrezikuar shira të izoluar. Mbremja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jënë sërisht dominante.

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në MV dhe pë pasojë, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të jëtë dominant. Ndërsa orët e pasdites, sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat kufitare me shqipërinë