Koronavirusi/ Regjistrohen 242 mijë persona të prekur dhe 9843 viktima në botë

359
Sigal

Shifrat e datës së sotme, e enjte 19 mars 2020, në nivel global tregojnë se numri i të infektuarve është 242 191. Viktima janë 9843. Të shëruar janë 84506.

Emergjenca koronavirus në gjithë botën

Numri i personave të prekur: 242 191

Viktima: 9843

Të shëruar: 84962

Shtete të prekura: 160

Në Itali, situata vazhdon të jetë e rënduar. Numri të infektuarve është 41 305 persona, ndërkohë numri i viktimave është 3405. Numri i personave të shëruar është 4440.

Në Gjermani numri të infektuarve ka arritur shifrën 15 320  individë. Numri i viktimave është 44 dhe numri i personave të shëruar 113.

Në Francë, numri të infektuarve ka arritur shifrën 13 159 individë, ndërkohë që numri i viktimave është 243. Janë shëruar ndërkohë vetëm 12 vetë.

Në SHBA, numri të infektuarve ka arritur shifrën 13 159  individë. Numri i viktimave është 176. Janë shëruar vetëm 108 vetë.

Në Shqipëri, numri të infektuarve ka arritur shifrën 64 individë. Numri i viktimave është 2.