Islam Dhogaj: “Indiferenca e zyrave të shtetit po më çon drejt vrasjes për një vijë uji”

669
Sigal

SKRAPAR/ 60-vjeçari: “M’u sos durimi, kryetari i komunës po shpërfill ligjin, prefektin e Beratit dhe policinë”

“Kryetari i komunës po shpërfill ligjin, prefektin e Qarkut të Beratit dhe policinë”, kështu është shprehur Islam Dhogaj, 60 vjeç nga Komuna Gjerbës. Ai pasi ka trokitur disa herë në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjerbësit të Skraparit dhe më pas në komisariatin e policisë, por nuk e ka zgjidhur dot problemin dhe pas kësaj i është drejtuar prefektit të Beratit, Bujar Hoxha si e vetmja shpresë për të zgjidhur situatën. Më pas prefekti i ka kërkuar policisë që të shkojë në vendngjarje, për zgjidhjen e problemit. Edhe pse policia ka shkuar në vend për të parë nga afër situatën dhe i ka kërkuar komunës që të zgjidh problemin si i vetmi pushtet në këtë zonë asgjë nuk ka ndodhur. 60-vjeçari, Islam Dhogaj, babai i tre fëmijëve shprehet për gazetën se indiferenca e pushtetarëve vendor po e çon në vëlla vrasje, për një vijë uji. Ai shprehet: “Po më thahen të mbjellat në arë se s’kam me se t’i vadis. Kjo për shkak të se dy bashkëfshatarët e mi, vëllezërit Çela, nuk lejojnë që vija e ujit të kalojë në tokën e tyre sipas ligjit që ka vendosur Komisioni i Ndarjes së Tokave. Kryetari i komunës nuk njeh ligjet, ai është me profesion shofer”.

Komisioni i Ndarjes së Tokës

Më tej 60-vjeçari, Islam Dhogaj shpjegon gjithë peripecitë që ka kaluar në zyrat e shtetit për zgjidhjen e ligjit. Kur shikojë bukën e fëmijëve që po më thahet dhe pushtetarët qëndrojnë indiferent nuk po duroj dot. Komisioni i Ndarjes së Tokës e ka përcaktuar qysh në vitin 1991 se ku do të kalojë vija e ujit për vaditje. Madje, unë disponojë dhe një proces verbal që mbanë datën 14.07.2003 që i referohet komisionit të ndarjes së tokave dhe të kalimit të vijës ujit për vaditjen e tokës, e cila kalon në tokën e vëllezërve Çela. Pas shumë ankesash prefekti i Beratit, Bujar Hoxha më ndihmojë, por kryetari komunës nuk do që të zbatojë ligjin. Kur shkoj atje ai më thotë se nuk është detyra ime, por e kryetarit të Këshillit të Komunës. Shkoj tek kryetari i Këshillit të Komunës, por ai më drejton tek kryetari i komunës, ata ja hedhin topin njëri-tjetrit. Ata kështu po më çojnë mua vetëm drejt një zgjidhjeje, dhe ja ku po e them se ky do të jetë një krim i paralajmëruar. Unë jam përballë një sikleti të madhe ose do të pranojë që të vdesim si familje për bukë ose unë të veprojë vetë duke krijuar një vrasje të paralajmëruar, sepse të arrijmë deri aty kur shteti shqiptarë ka ligje ka një përfaqësues të pushtetit të zgjedhur nga populli në këtë zonë që është kryetari komunës, i cili po tregohet indiferentë duke shpërfillur ligjet prefektin dhe policinë, të cilët i kanë kërkuar zgjidhjen e problemit. Nuk e kuptojë këtë veprimin e kryetarit të komunës ose ai nuk njeh ligjet ose nuk do t’i zbatojë ato. Jemi në prag të një gjakderdhje të madhe nëse drejtuesit e pushtetit vendorë nuk do të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi shumë serioz dhe delikat, unë do veproj ndryshe”, tha Islam Dhogaj për gazetën “Telegraf”. Islami për të kontaktuar me “Telegraf”, ka udhëtuar nga Gjerbësi një zonë e thellë malore për në Berat 8 orë.

Krimi i paralajmëruar

Kur shkoj tek kryetari ai më thotë se, nuk është detyra e tij, por e Kryetarit të Këshillit të Komunës. Shkoj tek ky i fundit, por ai më drejton tek kryetari i komunës, duke ja hedhur topin njëri-tjetrit, ata po më çojnë mua vetëm drejt një zgjidhjeje dhe ja ku po e them se ky do të jetë një krim i paralajmëruar

Procesverbali i vaditjes

Komisioni i Ndarjes së Tokës e ka përcaktuar qysh në vitin 1991 se ku do të kalojë vija e ujit për vaditje. Madje, unë disponoj dhe një procesverbal që mbanë datën 14.07.2003 që i referohet Komisionit të Ndarjes së Tokave dhe të kalimit të vijës ujit për vaditjen e tokës, e cila kalon në tokën e vëllezërve Çela

Kërkesat e vazhdueshme

Islami ka trokitur në zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjerbësit në Skrapar, në komisariatin e policisë, por asgjë. Pas kësaj i është drejtuar prefektit të Beratit, Bujar Hoxha si e vetmja shpresë. Hoxha ka dërguar policinë në vendngjarje, e cila i ka kërkuar kryekomunarit të zgjidhë problemin si i vetmi pushtet në zonë

 Nuk përjetonte dot vdekjen e gruas, vetëvraret 84-vjeçari

BERAT- Një 84 -vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë dramatike pas vdekjes së bashkëshortes disa kohë më parë. Petref  Mekollari, 84 vjeç kishte 5 vjet që banonte në lagjen “Çlirim”, të qytetit të Beratit,  i ardhur nga Elbasani. Ai ishte strehuar në një nga pallatet e kësaj lagjeje. Djali i tij, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën ndodheshin në Greqi si emigrantë ekonomikë. Në banesë jetonin 84-vjeçari së bashku me bashkëshorten e tij E. Mekollari, 80 vjeç. Të dy të moshuarit prej disa vjetësh jetonin vetëm në banesën e tyre duke i shërbyer njëri- tjetrit, por pas një sëmundjeje të rëndë bashkëshortja e 84- vjeçarit ka ndërruar jetë. Pas vdekjes së saj Petref Mekollari, kishte shfaqur momente shqetësimi dhe sidomos kur janë larguar përsëri djali me nusen dhe mbesa për në Greqi. I mbetur vetëm, 84-vjeçari pas tre muajsh ka ndërmarrë këtë veprim ekstrem, vetëflijimin.

 Mungesa e sinjalistikës dhe ardhja e emigrantëve në Berat kanë shtuar aksidentet

Mungesa e sinjalistikës rrugore, horizontale e vertikale, por edhe mungesa e tabelave orientuese në pikat kryesore të qytetit, ka bërë që muaji që lamë pas dhe fillimi i këtij muaji ta gjejnë në kaos total trafikun rrugor në qytet. Ardhja si çdo vit në këtë sezon e emigrantëve beratas, por edhe ardhja e turistëve të huaj me automjetet e tyre për të vizituar qytetin është kthyer në një faktor shqetësues, pasi ka vështirësuar mjaft trafikun rrugor dhe ka shtuar së tepërmi përplasjet e mjeteve në rrugët e qytetit. Në këtë muaj të stinës së verës është shtuar mjaft numri i automjeteve që qarkullojnë në qytet, si nga emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit tonë, por edhe nga turistët e huaj që vizitojnë qytetin e Beratit dhe kjo ka krijuar një kaos në trafikun e përditshëm në këtë qytet, i cili përshkohet vetëm nga një rrugë kryesore. Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë çdo ditë në rrugët e qytetit shprehen se mungesa e semaforëve dhe sinjalistikës orientuese në të gjitha rrugët e kryqëzimet e rrugëve në qytet është kthyer në një shqetësim të përditshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kjo mungesë është shndërruar-sipas tyre-edhe në burim aksidentesh, pasi  pa semaforë e pa tabela mjetet po lëvizin edhe në drejtime të gabuara, duke shkaktuar edhe përplasje të automjeteve me njëra-tjetrën.