Koronavirusi/ Kancelarja Angela Merkel në karantinë

504
Sigal

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është vetë izoluar për shkak të koronavirusit.

Merkel është futur në vetë izolim pas kontakteve që ka pasur me një mjek, i cili rezultoi më pas se ishte pozitiv ndaj koronavirusit.

Steffen Seibert zëdhënës i qeverisë gjermane tha se “pas njoftimit për mjekun që ishte pozitiv, kancelarja është vetë izoluar në shtëpi. Ajo do të kryejë analiza në ditët në vijim dhe aktualisht është në gjendje të shkëlqyer. Detyrën si kancelara do të ushtrojë normalisht”.

Një ditë më parë ishte zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, që u dyshua për koronavirus, pas daljes pozitiv të një pjesëtari të stafit të tij. Analizat treguan se zv/presidenti i SHBA ishte negativ.