Mjekët dhe infermierët mbërritën në Itali, Luigi Di Maio: ”Falenderojmë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”

497
Sigal

Tridhjetë mjekë dhe infermierë u dërguan ditën e sotme në Itali, për të ndihmuar mjekët italianë në këto ditë të vështira.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio i ka pritur personalisht vetë në aeroport stafin shqiptar. Përmes një video në facebook, Di Maio ka falënderuar Shqipërinë që u solidarizua me popullin italian në këtë kohë të vështirë.

”Falenderojmë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët”.

Dërgimi i mjekëve është bërë pas një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Luigi Di Maio. Mjekët shqiptarë do ndihmojnë kolegët e tyre dhe po ashtu do marrin dhe eksperiencën.

Rama dhe Manastirliu përcollën mjekët deri në Rinas, ku u thanë se ata po shkojnë në luftë.

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020