Korçë/ Transportonte në mënyrë ilegale shtetas të huaj, arrestohet 35-vjeçari

280
Sigal

Policia e Korçës  arrestoi  një 35-vjeçar, i cili në mënyrë ilegale u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë.

Maliq

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Zboq, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. 35-vjeçari, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.