Kontrolle në kampin MEK, Policia dhe FNSH në Manzë

75
Sigal

Mëngjesin e kësaj të enjte policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Forcat e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf tre dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi.

Ndërkohë kujtojmë se një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK pati tensione, ku përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë.

Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike.

Ndërkaq kujtojmë se kontrollet në kampin janë në kuadër të luftës kundër sulmeve kibernetike dhe terrorizmit, pasi ka dyshimet se brenda këtij kampi ka persona që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.