Kontrabandë me cigare dhe mallra pa pullë, 51 vjeçari e pëson për herë të dytë

640
Një 51 vjeçar ka rënë për herë të dytë në pranga të policisë pasi akuzohet veprën penale të tregtimit dhe transportit te mallrave kontrabandë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar Smoking” duke vënë në pranga Bujar Leka 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.
Policia njofton se në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore;
• mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.
I arrestuari ka qenë I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Tregtimi dhe transporti I mallrave që janë kontrabandë” dhe ” Fshehja e të ardhurave” parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.
Sigal