Kontenierë me drogë dhe armë/ Durrësi ‘pushtohet’ nga policia

515
Sigal

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Durrës gjatë këtyre momenteve.

Janë të paktën 18 furgona policie që kanë ‘pushtuar’ portin e Durrësit.

Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një operacion të madh antidrogë dhe antikontrabandë.

Ka dyshime se në portin e Durrësit janë 2 kontenierë me drogë dhe me armë.

Forca të shumta policie po kryejnë kontrolle të imtësishme në automjete dhe në kontejner.

Mësohet se porti është i rrethuar gjithashtu nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.

Operacioni në Durrës vjen një muaj pas kapjes së 137 kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve në Portin e Durrësit.