Kontejneri me banane dyshohet se transportonte drogë, jepet masa për 20 punonjësit e portit të Durrësit, lirohen 11 prej tyre

135
Sigal

20 punonjësit e Portit të Durrësit, që u arrestuan në lidhje me kontejnerin me banane që u gjet i hapur para se të skanohej, ku mendohet se ka pasur lëndë narkotike, dalën sot para gjykatës. Togat e zeza të Durrësit caktuan masën e sigurisë për të arrestuarit, ku për 9 prej tyre u lanë në ‘arrest me burg’ dhe për 11 të tjerë ‘detyrim paraqitje’.

Bëhet fjalë për shtetasit; Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skender Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Shpëtim Hajdin, Andra Xhevara, Adem Brasha, Veiz Kuçi, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergj Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tola, Altin Mahmutaj, Nazmi Allgjata.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit eshte konstatuar një kontenier i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontenier mungonin arka me banane.

Kontejneri me banane ka mbërritur ne port datën 8 korrik, por nuk ishte paraqitur njeri për të tërhequr sasinë e bananeve, ndërsa më herët kishte ndaluar në Kolumubi, Itali e Durrës.