Konfirmohet një rast i ri me koronavirus në Shqipëri

292
Sigal

Shënonet një rast tjetër me koronavirus në Shqipëri. Rasti i ri është në Patos dhe bëhet fjalë për një grua 85 vjeçare.

Gruaja e moshuar 85 vjeçe është nisur me urgjencë drejt spitalit infektiv në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes, pas përkeqësimit të gjëndjes së saj shëndetësore.

E moshuara ishte në vetëkarantinim prej disa ditësh dhe ka rezultuar pozitive në analizën e marrë paraditen e sotme, rezultatet e së cilës kanë ardhur në mbrëmje.

Mësohet se e moshuara është nëna e një pacienti 61 vjecar që ndodhet prej ditesh në spitalin Infektiv në Tiranë, nga i cili mësohet se mund të jetë infektuar.

Gruaja e moshuar mësohet se ka edhe probleme të tjera shëndetësore dhe gjatë ditëve që ka qenë në vetëkarantinim është asistuar ngë mjekë të Spitalit Fier dhe qendrës shëndetësore Patos.