FOTOT/ Pamjet e dhunës policore mbi aktivistët në Sheshin “Skëndërbej”

312
Sigal

Protesta e dytë e shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej” është shoqëruar sot me tensione dhe me ndalime masive në Polici.

LSA ka fiksuar momentet e shoqërimit me forcë të disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar sot kundër qeverisë Rama, e cila sipas tyre ka dhunuar të drejtat e njeriut.

Ndërhyrja e forcave të rendit është shoqëruar dhe me britma dhe ulërima të disa zonjave të pranishme në këtë tubim, njëra prej të cilave është shtrirë përtokë pasi ka humbur ndjenjat për disa çaste.

Por sërish ajo është shoqëruar me forcë në komisariat.