Konfirmohet gruaja me koronavirus në Krujë

326
Sigal

Konfirmohet gruaja me koronavirus në Krujë.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar një rast tjetër me koronavirus në Krujë.

Bëhet fjalë për një grua, e cila punonte në fasoneri ku dyshohet se ka marrë edhe infeksionin.

Gjatë ditës së djeshme në Krujë janë marrë 66 tamponë, nga të cilat rezultoi pozitiv vetëm njëri prej tyre.

Deri dje, Kruja kishte 69 raste pozitive me koronavirus duke u bërë rrethi i dytë më problematik pas Tiranës.