Akademik Anastas Angjeli/ Kriza ekonomike e Covid-19, a do ta shndërrojë borxhin privat në borxh publik ?

410
Sigal

Kriza, a do ta shndërrojë borxhin privat në borxh publik?.

Akademik,Prof Anastas Angjeli

Drejt hapjes dhe situata e pritshme ekonomike

Tentativa për rikthimin nënormalitet, në shumicën e vendeve të prekura nga coronavirusi, përmes zbatimit të masave lehtësuese, pas një mbylljeje dy-tre mujore, ndodhet midis “frikës se pandmia mund të rikthehet” dhe të ketë një valë të dytë, ndërsa “rënia ekonomike vazhdon me shpejtësi dhe situata sociale përkeqsohet”. Tashmë nga parashikimet po kalohet edhe në fakte,sepse koha kalon dhe pandemia dhe  kriza ekonomike po ndikon në të gjitha drejtimet. Dhe kjo situatë edhe në vendin tonë.Parashikimet dhe realiteti po afrohen me njëra -tjetrën dhe  ndikimi i parë i drejtpërdrejtë i “mbylljeve nga pandemia”duket se po sjell thuajse në të gjitha vendet e prekura  :a – një rënie në nivelin e prodhimit në masën nga një e pesta në një te katërtën e prodhimit në shumë nga ekonomite e prekura; b- shpenzimet konsumatore po shënojnë një rënie me gati rreth 1/3.c – ndikimi në rritjen vjetore të PBB-së vlerësohet me një rënie deri në 2 pikë përqindje për çdo muaj, (ky ndikim do të varet nga shumë faktorë). Ndërkaq, organizata ndërkombëtare e punes, ILO, vlerëson ndikimin e COVID-19 të rezultojë në një rritje të papunësisë globale ndermjet 5.3 milion (skenari “i ulët”) dhe 24.7 milion (skenari “i lartë”). Dhe kjo situate duket se është dhe në vendin tonë.Sipas Raportit te fundit te Bankes Botërore edhe” …rajoni i Ballkanit Perëndimor pritet të bjerë në recesion në vitin 2020, ku të gjashtë vendet parashikojnë normë negative të rritjes ekonomike teksa vijojnë përpjekjet për të trajtuar efektet ekonomike të pandemisë së COVID-19 (koronavirusit)”.Rritja rajonale për Ballkanin Perëndimor,sipas këtij raporti, parashikohet të jetë nga -3 deri -5,6 për qind. Kjo edhe për Shqiperine, sipas dy skenarëve të Bankës Botërore ,varjon në një rënie ekonomike  të pritshme nga -5 % ne -6.9%, ndërsa efekti në rritjen e papunësisëështë me rreth 66 000 të papunë. “Magnituda e recesionit varet nga kohëzgjatja e pandemisë në Europë. Megjithëse vështirë të parashikohet me saktësi efekti ekonomik i kësaj pandemie në rajon, nuk ka dyshim se pandemia po sjell pasoja të rënda për jetën e njerëzve në mbarë rajonin, duke ngarkuar me një barrë të rëndë sistemet e kujdesit shëndetësor, duke paralizuar veprimtarinë ekonomike dhe duke cenuar mirëqenien e njerëzve,” – thotë Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore.

Dy sKenaret e  ndikimit të krizes në rritjen ekonomike(grafiku)

BURIMI:Raporti ekonomik i Bankes Boterore(29.04.2020)

Për shkak se nuk dihet sa do të zgjasë kriza, të gjithë politikëbërësit hasin dilemën e njëjtë: përdorimi i të gjithë hapësirës fiskale për të zbutur efektet imediate të krizës mund të ishte joefikas nëse kriza do të zgjaste më shumë. Prandaj përgjigjja ndaj krizës duhet të jetë ne vazhdimesi e kujdesshme për të zbutur efektet e menjëhershme, për t’iu përshtatur realiteteve të reja që mund të shfaqen, si dhe duke lënë hapësirë për të përgatitur rimëkëmbjen ekonomike.

A mundet pandemia të transformojë borxhin privat në borxh publik?

Nëse kriza e vitit 2008 nisi si krizë financiare(krizë e kredive hipotekare) dhe rreth 2011 ajo u shndërrua në krizë ekonomike, tashmë,fillimisht nuk kemi të bëjmë me një krizë financiare, por me një  krizë e njëkoëshme e kërkesës dhe ofertës. Por, a mund të kthehet kjo në një krizë financiare? Në çfarë kushtesh dhe me çfarë pasojash? Këto janë pyetjet që ekspertët e politikave ekonomike shtrojnë vazhdiminsht në diskutimet e tyre publike duke analizuar politkat e ndërhyrjes direkte zbatuar në të gjitha vendet e zhvilluara.Tashmëështë e qartë që pandemia ndikoi dukshëm në ekonomi, në jetën sociale, dhe janë evidentuar dhe parashikuar disa mënyra se si pandemia ndikon në ekonomi, në përgjithesi,veçanërisht te bizneset e vogla e të mesme (SME), në të dy anët: e ofertës dhe të kërkesës. Pengesat e shkaktuara në anën e ofertës dhe rënia e kërkesës cenojnë më tej shumë sektorë prodhues, ndërsa kufizimet me likuiditetin dhe pasiguria akute kanë asfiksuar investimet.

Në anën e ofertës, kompanitë përballen me një ulje të burimeve të punës, pasi punëtorët nuk dëshirojnë te shkojne ne pune ose nuk munden, pasi duhet të kujdesen për fëmijët dhe personat e tjerë të varur ndërkohe qe shkollat janë të mbyllura dhe lëvizjet e njerëzve janë të kufizuara. Masat për të frenuar perhapjen e sëmundjes nepermjet bllokimeve dhe karantines, çojne në ulje më të mëdha në përdorimin e kapaciteteve. Për më tepër, zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë duke çuar në mungesë të lendeve te para dhe materialeve ndihmëse.

Nga ana e kërkesës, ulja shume e madhe dhe e papritur e kërkesës dhe e të ardhurave për SME ndikon ndjeshëm aftësinë e tyre për të funksionuar dhe / ose shkakton mungesë të theksuar të likuiditetit. Për më tepër, konsumatorët pësojnë humbje të të ardhurave, frikë nga infektimi dhe rritje te pasigurisë, te cilat nga ana e tyre zvogëlojne shpenzimet dhe konsumin. Këto efekte janë të kombinuara sepse punëtorët janë larguar nga puna dhe punëdhenesit nuk janë në gjendje të paguajnë pagat. Disa sektorë, të tille si turizmi dhe transporti, preken veçanërisht, duke kontribuar gjithashtu në uljen e besimit të biznesit dhe konsumatorit.

Tashmë janë bërë të njohura “paketat e mbështetjes” që  kanë përdorur shumica e vendeve të zhvilluara,(përfshi dhe vendi ynë) për të kapërcuer vështiresitë ekonomike të krizës aktuale, duke përdorur levat e financimit direkt apo indirekt të ekonomisë.Dhe siç e theksova më sipër, lidhur me politikat e ndërhyrjes direkte në ekonomi në këtë krizë,ka lindur diskursi se “A ka mundësi që kjo krizë e kërkesës dhe e ofertës të kthehet në krizë financiare “ dhe  që sot në epokën e koronavirusit  a mund të ndodhë që borxhi privat të shndërrohet në borxh publik? Nënje shkrimin tim te meparshem,“Cfarë do të ndodhe me ekonominë kur koronavirusi të jetë zhdukur” kam përmendur “Smart Bubble Risk Index” që sjell në ekonominë botërore një rikonceptim të treguesve të riskut, në këtë situatë. Ky index risku merrte parasysh ndikimin e të ashtuquajturave “fluska ekonomiko-financiare” në ekonominë globale, ndikimin e ndryshimit  të klimës, katastrofat natyrale, luftrat rajonale dhe fenomenet e renda të terrorizmit. Në epokën e korona virusit një nga format e shprehjes së këtij risku është mundësia e kthimit të borxhit privat në borxh shtetëror. Me konkretisht.Cfarë do të thotë kjo?

Çdo shtet duke akumuluar defiçite buxhetore krijon në vite karshi subjekteve të tregut financiar një borxh shtetëror i cili sipas strukturës së tij është detyrim në monedha të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe me garancira të ndryshme. Është një borxh qëqeveritë mundohen ta manaxhojnë dhe rifinancojnë në kohë mbi bazën e politikave ekonomike sipas orjentimeve ideologjike.

Borxhi privat është përgjithësisht një detyrim që ka një subjekt privat për një kredi të marrë ndaj një institucioni financiar për konsum apo investim. Eshte nje borxh detyrimisht i kthyeshëm, vetëm përkohësisht i rifinancueshëm dhe mosrespektimi i tij çon në shumicën e rasteve në falimentimin e shoqerisë, por dhe në rritjen e humbjeve të bankave të nivelit të dytë.

Në treguesit statistikorë makroekonomikë modernë, analizat e potencialit të zhvillimit të një vendi nuk bëhen tashmë vetëm me vlerësimin e borxhit public, por dhe atij privat se instrumentat e reja financiare kanë krijuar një lidhje të ngushtë midis këtyre dy borxheve. Pavarësisht se borxhi shtetëror nuk shlyhet, por rifinancohet përjetësisht dhe ai privat shlyhet dhe nuk rifinancohet përjetësisht, për ekonominë e nje vendi këta dy tregues janë dy anë të sënjëjtës medaljeje. Koronavirusi dhe politikat ekonomike për mbështetjen e biznesit të vogël po nxjerin në pah problemet që mund të sjellin kalimin e borxhit privat në një borxh shtetëror. Vendet e ndryshme kanë përdorur politika të ndryshme fianancimi të biznesit të vogël që direkt ose indirekt çojnë në kalimin e borxhit privat në borxh shtetëror.

Politikat ekonomike ndaj biznesit të vogel në SHBA, Gjermani,Itali dhe borxhi shtetëror

Në SH.B.A. program i ndihmës ndaj biznesit te vogel i quajtur Sba Ppp (programi i mbrojtjes së administrimit të biznesit të vogël Paycheck) u lançua më 29 mars, u plotësua me udhëzimet e para më 31 mars, filloi zbatimin e tij më 3 prill dhe u perfeksionua për zbatimin e shpejtë nga të gjitha bankat me 10 prill. Pasi kishte disbursuar mbi 4 miliardë dollarë dhe 5 ditët e para ju bënë modifikimet e fundit. Qëllimi i qeverisë ishte qësa më shpejt biznesit të vogel ti viheshin në dispozicion mjete financiare për të përballuar vështirësitë e mbylljes së detyruar. Kështu mendohej që në momentin e rihapjes bizneset të mos shkurtonin të punësuarit, të paguanin detyrimet dhe të ktheheshin sa më shpejt në normalitet.

Për realizimin e shpejtë të tij u aktivizua një platformë federale e menaxhuar nga administrata e biznesit të vogël (SBA) dhe funksionale në të gjitha bankat qëlehtësonte aplikimet dhe dislokimet e parave. Për të mos u vonuar në kontrolle bizneset plotesonin një formular aplikime me të dhëna ekonomike në këtë platformë dhe prisnin financimin të drejtpërdrejtë nga bankat pa u kontrolluar hollësisht deklarimet e tyre. Nëse kishin bërë deklarime të rreme humbisnin financimin bashkë me biznesin. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane përgjegjës për biznesin e vogël shprehej: “Na kërkohet të aprovojmë aplikimet brenda një dite dhe të mos shqetësohemi për mashtrime të mundshme, sepse kontrollet e mëvonshme nga administrata federale do të garantojnë funksionimin e drejte të kësaj politike”. Të gjitha këto kredi ishin pa garanci dhe Byroja Federale siguronte me garanci shtetërore bankat për kredite e dhëna. Ato duhet të vepronin shpejt dhe të mos kishin frikë për garancite e subjektit. Pavarësisht se nuk thuhej hapur ishte e qartë se nëse këto kredi nuk shlyeshin brenda një ose dy vjetësh do të kalonin në borxh shtetëror ose në një shoqëri shtetërore që do të menaxhonte borxhin e keq të bankave nga këto kreditime.

Pavarëshisht këtyre elementëve për funksionimin e shpejtë të financimit, në formularin e aplikimit, bizneset duhet t’i paraqisnin bankave tregues të tillë që bënin një vlerësim paraprak të “vitalitetit tëkredisë”. Vërtet e garantuar, por nëse kalonte shpejt në kredi të keqe kjo do të sillte problem nëbanka edhe pse do të fianancoheshin nga shteti. Pra bankat sipas John Simmons shef i financimit të biznesit të vogël dhe të mesëm prane JPMorgan Chase vërtet nuk kishte problem kryesor sigurinë e kreditit, por mbijetesën e biznesit. Tregues si: raporti i xhiror në vitin e fundit me financimin bankar, raporti midis pagesave për t’u realizuar dhe faturave për t’u arkëtuar, përqindja e pagave dhe qirave në totalin e të ardhurave, bashkë me një sërë tregueshis të tjerë sintetik realizonin vleresimin e vitalitetit të biznesit automatikisht. Kështu në morinë e aplikimeve zgjidheshin më shpejt ato biznese “numrat” e të cilëve tregonin mëvitalitet. Bizneset e tjera i nëneshtroheshin analizave dhe informacioneve ekonomike më të hollësishme.

Një element tjetër i politikës për mbështetjen e biznesit të vogël përveç përqindjes shumë të ulët (rreth 1%) ishte dhe drejtimi i përdorimit të kredisë. Sipas shkallës së rëndësisë kredia paguante me përparësi pagat që të stimulonte kërkeseën në treg, detyrimet tatimore që të mos rritej dificiti buxhetor dhe  faturat e blerjeve të pa paguara ose blerje në të ardhmen për kapitale qarkulluese. Në këtë mënyrë autoritetet amerikane e konsideronin këtë financim si kreditim. Ai vështirësisht do të kishte efekt në defiçitin korrent buxhetor si çeku 2000 dollarësh nëçdo familje, ndërsa, për mospagesat në të ardhmen do të shikohej si do të veprohej. Në rastin me të keq do të quheshin disa kredi të pashlyera për vitin e ardhshëm si kredi me fonde të humbura. Të gjithë përkrahësit e kësaj ndërhyrjeje mundoheshin të argumentonin që kjo politikë nuk do të kalonte indirekt një pjese të borxhit privat në borxhin shtetëror, por dhe opozita nuk mund të dilte hapur kundra kësaj politike. Shumë specialistë të demokratëve megjithëse e dinin që shume kredi nuk do të shlyen dhe do të rëndojne buxhetin në vitet e ardhshme me zë të ulet evidentonin ndikimin e kësaj politike në borxhin publik. Vështirë t’i thuash biznesit nuk tëjap para.

Në Gjermani politika e stimulimit të biznesit të vogël ishte e drejtpërdrejtë dhe direkt me fond të humbur financiar. Të gjitha bizneset e vogla që bënë kërkesë morën në llogaritë e tyre deri në 15.000 euro direkt, për të mbyllur detyrimet korente dhe përdorimi i tyre kishte pak kufizime. Kjo ishte forma më e shpejtë për të injektuar në ekonomi para të freskëta që mbuloheshin kollaj nga niveli i borxhit publik dhe në një të ardhme mund të rikuperoheshin edhe nga fonde europiane. Pikërisht për shkak të nivelit të borxhit të saj publik shumë të ulët dhe bilancit të pagesave me sufiçit, Gjermania nuk i kushtoi rëndësi efekteve makroekonomike të kësaj politike, por i kushtoi rëndësi shpejtesisë së financimit dhe hapjes sa më të shpejtë të funksionimit të këtyre bizneseve. Sa më shpejt t’i kishte paratë biznesi dhe sa më shpejt të dilte nga ndalesa e detyruar, aq më kollaj do të kalohej kriza. Në të dhënat statistikore rënija e PMB në Gjermani parashikohet nga shoqeritë e mëdha dhe jo nga biznesi i vogël. Sigurisht për shoqëritë e mëdha pati financime direkte, edhe në kushte kur BE nuk i lejonte, siç ishin ato të industrisë të makinave dhe shoqërive të fluturimit. Të gjithë specialistët e politikave ekonomike janë të mendimit që edhe në këte rast mund të kemi një rritje të vogël të deficitit buxhetor, por kjo nuk do të ndikojë aspak në ritmin e Ekonomisë Gjermane. Shumë janë të mendimit që kjo rritje e defiçitit buxhetor në Gjermani do të ndihmojë dhe uljen e SPREAD-it në shumë vende tëjugut si Italia, Spanja, Portugalia, Greqia, etj. (nëse rriten të dyja madhësitë njëkohësisht diferenca ngelet e njëjtë)

Italia ishte vendi që nxiti diskutimin e specialisteve për kalimin e borxhit privat në borxh shtetëror. Financimi i biznesit të vogël në këtë vend u be me garanci shteterore deri ne 90% të shumës, por procedurat nuk ishin as të shpejta dhe as të sukseshme.  Pati një bllokim administrativ dhe burokratik që nuk është zgjidhur ende dhe pak para e freskët ka hyrë në ekonomi. Shumë specialistëjanë të mendimit që fondet e premtuara nga Shteti Italian si garanci nuk janë të majftushme për nivelin e financimit që synohet dhe nëse këto financime nuk janë me fond të humbur, nuk do të thithen nga tregu. Opozita mundohet  ta detyrojë qeverinë që jo vetëm të japë financime të shpejta, por dhe të hapë sa më parë aktivitetet ekonomike. Parashikohet që me nivelin aktual të GDP masat e marra për të financuar ekonominë e rrënuar nga korona virusi do të kushtojnë rreth 70 miliard euro dhe po të merret parasysh rënia e përllogaritur e GDP-së borxhi i këtij vendi do t’i kalojë 150% të GDP-së. Specialistët mendojnë që italia është vendi më tipik ku do të shihet fenomeni i kalimit të borxhit privat në borxh shtetëror.

Ne vendin tone,dy paketa mbeshtetje jane aplikuar ne te cilat perfshihet dhe  dy Kredi me garanci sovrane.Shtuar ketyre dhe vendimin e djeshem te Keshillit  Mbykqyres te Bankes se Shqiperise,e cila raportoi se 22.000 bisneseve u eshte shtyre ,deri tani,afati I shlyerjes e kredise (jane ristrukturuar),duke hapur mundsine e zgjerimit te lkesaj mase,ne me shume se 6-muaj te tjere.Cka do te thote se ky si problem do te duhet te mbetet ne vemendje.

Sipas njoftimeve te fundit,KE,ka aprovuar buxhetet per financimet me humbje te biznesit te vogel per gjithe vendet e komunitetit. Procedurat jane shume te thjeshta por nuk po e gjej dot komunikaten dhe as botimin e vendimit. Degjova vetem qe Gjermania kishte rreth 45% te buxhetit total dhe Italia dhe Franca rreth 17% secila. Spanja vetëm 3 %.

A është mirë që borxhi privat të shndërrohet në borxh publik?

Në ekonomi nuk ka asnjë masë që është e mirë për të gjithë apo e keqe për të gjithë sepse çdo e mirë mbart me vete një të keqe dhe e kundërta. Specialistët këtë pyetje e kanë transformuar kështu: Do të ndihmonte zhvillimin kalimi i borxhit privat në borxh shtetëror?  Dhe në përgjigjie janë ndare nëdy grupe: në ata që i quajmë “moralistë” dhe ata qe i quajmë “solidarë”. Për moralistët kthimi i borxhit privat në shtetëror është i padrejtë se shumica paguan veprimet e gabuara te pakicës së pazot për të realizuar sipërmarrje. Humbjen duhet ta paguajë ai që merr riskun dhe nuk është e drejtë ta paguajnë të gjithë. Për solidaret humbjet janë pasojë e rrethanave që kanë prekur të gjithë dhe për pasojë duhet të kapërcehen nga të gjithë sëbashku. Nëse kjo nuk ndodh disa do të mbeten prapa jo nga paaftësia,por nga mosbarazia e kushteve të zhvillimit. Ky debat dalëngadalë kalon në një debat sociologjik dhe antropologjik dhe është subjekt i studimeve të këtyre specialisteve. Për ne ekonomistët elementi kryesor i zhvillimit është ndryshimi dhe ristrukturimi i ekonomisë dhe pavarësisht se me çfarë rruge do të bëhet e sigurt është vetëm një gjë, që do të bëhet.