Dr. Ina Zhupa: Qeveria dhe bashkitë e saj vazhdojnë të tenderojnë në kundershtim me ligjin

288
Sigal

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një status në rrjetin social Facebook ka akuzuar qeverin bashke me bashkit e saj se kan vazhduar të tenderojnë në kundershtim me ligjin duke realizuar prokurime në mungesë të një akti ligjor që orienton objektin e kontratave për përballimin e Covid 19.Ajo shprehet  se Qeveria Rama ka zhvilluar edhe tendera sekret për Covid 19, duke arritur deri aty sa te fuste edhe letren higjenike ne objekt kontrate sekrete.

Statusi i plotë…

Në fund të situatës të pandemisë nxirret udhëzimi për tenderat me objekt Covid 19, ndërkohë që qeveria dhe bashkitë e saj kanë vazhduar të tenderojnë në kundershtim me ligjin duke realizuar prokurime në mungesë të një akti ligjor që orienton objektin e kontratave për përballimin e Covid 19.

Pas 8 javësh që Rama me qeverinë dhe bashkitë kanë bërë tendera si përgjigje ndaj situatës me Covid 19, ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, organi përgjegjes shtetëror vetëm me 6 Maj ka nxjerr udhezimin ligjor që percakton së kush janë mallra dhe shërbimet për situaten e pandemisë Covid 19!

Me datë 6 Maj 2020, nxirret udhëzimi nr.294 “Për përcaktimin e listës së mallrave dhe shërbimeve për situaten e pandemisë Covid-19”. Ky udhëzim përcakton objektin e kontratave publike që institucionet prokuruese duhet të zbatojne në rastin e tenderimit të këtyre mallrave dhe shërbimeve për Covid19.

Qeveria Rama ka zhvilluar edhe tendera sekret për Covid 19, duke arritur deri aty sa te fuste edhe letren higjenike ne objekt kontrate sekrete, ku tashme ne udhezimin e miratuar nga organi po qeveritar, nuk e kanë përfshirë si produkt ne lidhje me Covid 19.

Vjedhje, paligjshmëri, abuzim ka qënë refreni si është menaxhuar situata pandemike në Shqipëri që nga dita e parë e deri sot. Zero vëmendje për qytetarët, për nevojat e tyre dhe për shërbimet që meritojnë.