Kompanitë e siguracionit zhvatin shqiptarët, shteti që i ka ligjëruar si monopol u bën “temena”

635
Shqiptarët që kanë në pronësi e përdorim automjetet çdo lloji, përveç taksave të shumta e të larta të monopoleve të koncesionit të “Rrugës së Kombit”, të kolaudimit të makinave, të ngjyrosjes së naftës, të “Kutisë së Ndihmës së Shpejtë” dhe të gjobave të shumta që u vendos fiktivisht mbi xhama policia rrugore, po përballen këto ditë edhe me një “gjobë” të vendosur nga matrapazët që veprojnë me licenca biznesi privat të siguracionit vjetor të automjeteve. Të licencuar me klientelizëm dhe me veprim monopolisti në vendosje çmimesh unike e tepër të larta në mirëkuptim me njëra-tjetrën, këto kompani sigurimesh janë “vërsulur” sërish për të rritur çmimin e sigurimit vjetor të automjeteve, duke tentuar ta maskojnë këtë zhvatje tjetër financiare deri 20% të vlerës aktuale të sigurimit, me një motiv absurd! Me çfarë “argumenti” po shpall rritjen e çmimeve biznesi i sigurimit të automjeteve? 
Kompanitë: Janë shtuar aksidentet, ndaj po rrisim çmimet! Pse nuk veprohet si në Europë!
Nuk e dimë se ç’logjikë e pranon “argumentin” e kompanive të sigurimit për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve se gjoja janë shtuar aksidentet rrugore. Që janë shtuar aksidentet rrugore, ky është fakt. Por që një biznes privat i licencuar nga shteti dhe nën mbikëqyrjen e shtetit si sigurimit, të rrisë çmimet e shërbimit se janë shtuar dëmtimet e atyre që sigurohen, kjo është absurde. Eshtë njësoj sikur t’i kalben domatet në treg një shitësi dhe ai të rrisë çmimin! Ka një logjikë që e respekton dhe e zbaton gjithë bota: Nëse ky biznes nuk të intereson se ke humbje mos e vazhdo më tej, por jo të shfrytëzosh pozitën monopol dhe lidhjet e pista me shtetarë që “hanë” në këto biznese e të rritësh çmimet sipas dëshirës, kur të duash, sa herë të duash, dhe në tarifa që të interesojnë. Ka edhe një argument tjetër që paraqesin qytetarët: të liberalizohet tregu i sigurimit të automjeteve, siç është në gjithë vendet e BE dhe të botës, duke i lënë rrugë të hapur konkurrencës së lirë e jo të ketë monopole! Nëse janë shtuar aksidentet, atëherë ët veprohet minimalisht si në Maqedoni, që ka një skemë tjetër sigurimesh për automjetet që bëjnë aksidente rrugore. ja si veprohet: Nëse rezulton se ke bërë 2 aksidente në dy vitet e fundit, nuk të sigurojnë me atë tarifë fikse që kanë për gjithë sistemin e sigurimit, por trefishojnë tarifën. Pra, paguan më shumë, ai që bënë aksidente me shumë, e jo të gjithë njësoj, madje edhe ai që nuk bën asnjë aksident. Psh., një automjet që prej 15-20 vitesh nuk ka bërë asnjë aksident, përse duhet të paguaj dëmet e atij që pi drogë e alkool, që hiqet si “trim” e shkel rregullat e qarkullimit rrugorë e bën aksidente dhe shkon e përfiton edhe siguracion me një proces-verbal fiktive policie që e nxjerr “në rregull|? Ka edhe një model tjetër në vendet e BE: Nëse një automjet bënë disa aksidente radhazi në 5 vitet e fundit, nuk e pranon asnjë kompani siguracion e kështu, për rrjedhojë ai automjet del nga qarkullimi! Por ka edhe një model tjetër në 20 shtete të BE: Nëse një automjet rezulton prej 5 vitesh pa asnjë aksident rrugor, i bëhet falas 1 vit sigurim! Përse? Sepse atje ka stimulim e shpërblim për ata që bëhen lehtësi për kompanitë e sigurimeve duke mos bërë aksidente që kanë kosto pagesash, por nuk ka monopole sigurimi automjetesh si në Shqipëri, përkundrazi ka konkurrencë të lirë, ndaj dhe ka skema të tilla. ndërsa në Shqipëri nuk ka treg të lirë, por treg monopol dhe çdo automjet detyrohet të bëj figuracionin tek ata, ndryshe policia të gjobit, të sekuestron automjetin, të heq lejen e qarkullimit, të heq lejen e drejtimit e shumë batakçillëqe të tjera, të cilat bëhen si shërbim ndaj monopolit të kompanive të sigurimeve që “ushqejnë” edhe shtetarët që miratojnë abuzimet e tyre, si në rastin e fundit të rritjes me 20% të tarifës së sigurimit. 
Sipas shpjegimit të kompanive
Tarifat e reja të sigurimit, prej 3 ditësh në zbatim… me çmim 25% më tepër!
Prej 3 ditësh, shoqëritë e sigurimeve në Shqipëri, kanë nisur t’i sheshin “Policat TPL” me një çmim të ri, mesatarisht në 18 mijë e 500 lekë. Kjo rritje e çmimeve sipas drejtuesve të kompanisë së Jo-Jetës erdhi për disa arsye. 
E para, ka të bëjë me reflektimin e vendimit të AMF-së, se “primi” i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, ç’ka do të thotë se nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas shoqërive të sigurimit, nga bilanci i të dhënave të gjashtëmujorit rezultoi se “Primi”i riskut ishte mbi 100 euro. 
E dyta, sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit, shkak për rritjen e tarifave janë aksidentet e shumta automobilistike që kanë ndodhur kohët e fundit e që kanë bërë që të rritet ekspozimi kundrejt këtyre rreziqeve. 
E treta, sipas tyre, tarifa e re reflekton edhe rritjen e taksës së sigurimeve që hyri në fuqi në janar të 2016-ës. Në paketën e re fiskale 2016, taksa kombëtare nga 3% u rrit në 10%. Shoqëritë e sigurimit shpjeguan se nuk e reflektuan këtë ndryshim “Primi” i deklaruar bruto për produktet TPL në 6 mujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të AMF-së, produkti TPL e brendshme, në periudhën janar-qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar – qershor 2016.
Pavarësish kësaj rritje, Shqipëria ende ka nivelin më të ulët mesatar të “Primit” të sigurimit të detyrueshëm motorik në rajon.
Ja si e mbron zyrtarisht pazarin e kompanive, “vegla”e tyre “AMF”
Nisi aplikimi tarifës me rritje 25% të sigurimit të automjeteve. Dhe shteti miraton këtë batakçillëk që zhvat shqiptarët, duke i dhënë të drejtë kompanive në këtë rritje abuzive të çmimeve! Dhe pa u skuqur e pa u zverdhur, një institucion shtetëror me logon “AMF” që quhet Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, del e bënë avokatinë e kompanive, duke u dhënë të drejtë “shkencore e ligjore”, që ata paskan rritur çmimet, mbasi sipas “veglës” së tyre me logon “AMF”, ata kanë disa “arsye konkrete”. Dhe cilat qenkan këto “arsye” sipas drejtuesve të përjetshëm të “ngulur” me nepotizëm e klientelizëm në krye të AMF? ja deklarimi zyrtar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare:

Sqarim dhe shpjegim mbi rritjen reale të normës së “Primit” të shkruar bruto për sigurimin e detyrueshëm motorik 
Nga të dhënat e raportuara në AMF, në Regjistrin Elektronik të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, rezulton se tarifat e “Primit” të sigurimit të policave të shitura pas datës 23. 08. 2016, kanë pësuar rritje. Për të siguruar një informim sa më të plotë të qytetarëve, ju informojmë se rritja mesatare e “Primit” të sigurimit për kategoritë e automjeteve, duke konsideruar edhe taksën mbi “Primin” e shkruar bruto është në vlerën 20%. Faktorët përcaktues të “Primit” të sigurimit të Jo-Jetës janë: primi i rrezikut (pjesa e “Primin” e llogaritur për pagimin e dëmeve), pjesa e llogaritur për mbulimin e shpenzimeve të marrjes në sigurim, shpenzimeve administrative përfshirë dhe komisionet, pjesa e llogaritur për fitimin e shoqërisë së sigurimit si dhe taksa mbi “Primin” e sigurimit. Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së “Primit” të sigurimit.
Sigal