Kompania hungareze që po “befason”. A ka ngjashmëri me “CEZ“ çek?

139

Njihuni me firmën e “uritur” për blerje në të gjithë tregjet e Evropës Lindore. Nënshkrimi një marrëveshje për të blerë 100% të kompanisë së telekomunikacionit Digi në Hungari, për 625 milionë Euro dhe, blerjet “falas” të dy kompanive në Shqipëri.

Sigal

 

Një vështrim mbi “ofensivën” e një kompanie në tregun shqiptar dhe atë europian. Si, vetëm pak më parë, Ministria e Komunikimit e Izraelit dhe Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri, shtyn autorizimin për aprovimin e marrëveshjeve të blerjes së kompanive të telekomunikacionit në të dy vendet. Izraeli nuk ka nënshkruar ende marrëveshjen për shkak të shqetësimeve nga Shin Bet (Agjencia e Sigurisë e Izraelit). Dhe pse Shqipëria e miratoi më pas këtë marrëveshje!

A është e lidhur kompania “4iG” me kryeministrin e Hungarisë Victor Urban?

Si kompania, që kërkon të jetë lider i telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor, i siguron kapitalet e veta?

Kompania e listuar e IT 4iG mblodhi 291.4 miliardë HUF (770 milinë Euro) në të ardhura nga letra me vlerë të emetuar në kuadrin e Skemës së Financimit të Bonove për Rritjen (BGS) të Bankës Kombëtare të Hungarisë. Nënshkrimi një marrëveshje për të blerë 100% të kompanisë së telekomunikacionit Digi në Hungari, për 625 milionë Euro dhe, blerjet “falas” të dy kompanive në Shqipëri.

“Pas firmës nga Komisioni i Konkurrencës 4iG merr kështu kontrollin 2 ndër 3 operatorët e telefonisë lëvizëse ALBtelecom dhe ONE, që operojnë në vendin tonë, duke e përqëndruar edhe më shumë tregun.”

Ja si kompania hungareze “befason”! A ka ngjashmëri me “CEZ“ çek?

Shtyhet shqyrtimi.

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri kishte njoftuar se shtynte, për një periudhë të pacaktuar, marrjen në shqyrtim për autorizim të marrëveshjes së blerjes të kompanisë së telefonisë “One” nga hungarezët e 4iG. Dokumenti i shitblerjes së aksioneve në masën 100% është protokolluar që më datë 20 janar të vitit 2022.

Sipas njoftimeve të media-s, kujtojmë se kompania hungareze 4iG nuk ka arritur marrëveshje vetëm me “ONE” për blerjen e aksioneve, por edhe me “Albtelecom”, transaksion, i cili gjithashtu ka nevojë për autorizim nga Autoriteti i Konkurrencës. Marrëveshja me “Albtelecom” i referohet rreth 80% të aksioneve dhe dokumenti i transaksionit është depozituar pranë autoritetit që më datë 22 dhjetor të një viti më parë.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.542 prot., i AK, datë 22.12.2021, “Konfirmim i depozitimit të dokumenteve”, ku AK është njoftuar mbi shitjen e 80.27% të kapitalit aksionar të shoqërisë Albtelecom SHA tek shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag.

Me autorizimin e këtyre dy operacioneve 4iG merr kështu kontrollin 2 ndër 3 operatorët e telefonisë lëvizëse, që operojnë në vendin tonë, duke e përqëndruar edhe më shumë tregun.

Por në 8 mars 2022 Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 869, datë 08.03.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përfitimit të kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest AD nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag.

Kjo do të thotë se Shoqëria 4iG Nyrt ka hyrë në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, pas mbylljes së marrëveshjes për përftimin e kontrollit nëpërmjet blerjes së 80.27% të aksioneve të shoqërisë Albtelecom SHA, dhe nëpërmjet këtij transaksioni, shoqëria 4iG Nyrt ka marrë kontrollin e një konkurrenti tjetër në këtë treg (One Telecommunications SHA).

“Kompanitë ONE dhe ALBtelecom janë ligjërisht një kompani e vetme. Edhe pse kompania siguroi se abonentët nuk e ndjejnë aspak këtë ndryshim, ndërsa abonentët e ONE, do kenw akses në infrastrukturën më të mirë të fibrës dhe në shërbimet IPTV, në dyqanet e ONE Albania ka vetëm njerëz që ankohen!”

Cila është kompania “4iG”-Blerjet?

Historia fillon herët. Në vitin 2016 operatori satelitor izraelit Spacecom ishte në diskutime me një kompani me bazë në Kinë mbi perspektivat e blerjes së Spacecom nga Kina.  “Spacecom” operon flotën e satelitëve “Amos”. Ishte kompania “Beijing Xinëei Technology Group”, që ofroi për 285 milionë dollarë për këtë blerje. Por kjo nuk u realizua ndonjëherë!

Në 25 janar 2022, u njoftua se Ministria e Komunikimit e Izraelit po vonon – dhe mund të ndalojë – shitjen e biznesit satelitor të Spacecom të Izraelit. Këtë herë në rradhë ishte në proces të shitjes, jo tek kinezët, por te një kompani hungareze, 4iG.

Raportet lokale në Izrael thonë se ministria e komunikimit ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për shkak të shqetësimeve në lidhje me lidhjet që 4iG pretendohet të ketë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Pretendimet nuk jane vërtetuar, ose të paktën nuk janë bërë të njohura për shtypin. Shqetësimet thuhet se mbahen nga agjencia e fuqishme e sigurisë Shin Bet e Izraelit.

Ministri i Komunikimit i Izraelit, Yoaz Hendel, që u tha mediave, duke folur në një conferencë se: “Ministria e komunikimit po shmang shitjen e kompanisë izraelite “Spacecom” tek kompania hungareze “4iG”, për shkak të shqetësimeve se kryeministri hungarez Viktor Orban është i lidhur ngushtë me kompaninë.

Pra Izraeli, deri më tani, ka refuzuar të autorizojë shitjen e “Spacecom”, e cila operon satelitët e komunikimit izraelit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, për shkak të shqetësimeve nga Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) në lidhje me një palë të huaj, që kontrollon satelitët e komunikimit “Amos”, të cilat i përdor gjithashtu struktura izraelite e sigurisë. Media-t ndërkombëtare raportuan një shqetësim tjetër, duke thënë  se aksionerët kryesorë në “4iG” kanë lidhje të ngushta me Orban” dhe se “këto lidhje janë gjithashtu shqetësuese për SHBA-në”,- thanë burimet, sepse “Uashingtoni është shprehur kundër lëvizjeve të kryeministrit hungarez për të kufizuar lirinë e fjalës dhe nuk dëshiron që ai të ketë ndonjë kontroll mbi një kanal komunikimi strategjik, siç janë satelitët “Amos”.

Sidoqoftë, licenca e Spacecom nuk e përjashton shitjen e saj te aksionarët e huaj.

Sakaq, një zyrtar hungarez mohoi se qeveria kishte ndonjë lidhje me shitjen, duke thënë se Budapesti e “sheh atë thjesht si një marrëveshje biznesi dhe nuk është një palë e interesuar në të”. Marrëveshja Spacecom-4iG u njoftua në qershor 2021. Por “Spacecom” nuk ka pranuar as aktorë të tjerë për shitjen e saj. Kompania “Hutchison” mori një rrugë të ngjashme vitin e kaluar me “Cellcom”, kompania e dytë më e madhe e telekomit në Izrael. “Hutchison”, një kompani me bazë në Hong Kong, shpresonte të blinte shumicën e aksioneve. Nuk u refuzua zyrtarisht oferta, por Izraeli kurrë nuk e autorizoi atë, në dritën e shqetësimeve të sigurisë dhe presionit të SHBA. “Hutchison” përfundimisht tërhoqi ofertën dhe një grup izraelit bleu kontrollin e “Cellcom”.

Sakaq, sipas njoftimeve zyrtare, “Spacecom” vlerësohet të jetë një shitje e vështirë. Dy klientët e saj më të mëdhenj janë qeveria e Izraelit, e cila përbënte një të tretën e të ardhurave të saj në vitin 2020 dhe “Yes”, kompania e televizionit satelitor, e cila përfaqësonte një të katërtën e të ardhurave të saj po atë vit.

”Yes” po kalon në transmetimin përmes internetit deri në vitin 2026 dhe “Israel Aerospace Industries” po ndërton një satelit që qeveria ta përdorë.

“Blerja e operatorëve në Shqipëri e Malin e Zi dhe veçanërisht blerja e Vodafone Hungarisë, e bën grupin 4iG një lojtar kryesor në tregjet e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Qendrore. Tarifat Roaming mes vendeve deh shërbimi vijon të shqetësojë klientët! Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP, nuk ka barë asnjë reagim! AKEP as që ia ndjen!”

Hungari: Kompania  4iG do të marrë drejtimin e tregut.

Pak histori: Në shtator të 2021 u njoftua në media se “4iG” e mbylli gjysmën e parë të këtij viti me një rritje të shënuar të të ardhurave vjetore si rezultat i blerjeve dhe zhvillimeve të veta, por ata kanë plane edhe më të mëdha për vitin 2022.

Në vitin 2022, ajo dëshironte të ishte lideri i tregut në tregun hungarez të IT, sipas një prospekti investitori të publikuar në faqen e internetit të Bursës së Budapestit.

Pozicioni i liderit të tregut të vitit 2022 gjithashtu, nuk u konsiderua i paarritshëm. Fakt është se në gjysmën e parë të 2021 kompania performoi mjaft mirë në anën e të ardhurave: 32.12 miliardë HUF (1000HUF=2.81 Euro) ishin në dispozicion të saj.  Kjo është 59% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas pritshmërive të tyre, rritja do të vijojë, pasi kompania ka një kontratë prej më shumë se 42 miliardë HUF (1000HUF=2.81 Euro), përveç atyre tashmë të përfunduara.  Rritja dinamike e mbështetur nga blerjet vazhdon: norma e rritjes ishte mbi 25% në 2021 dhe rritje vjetore prej më shumë se 10% ishte pas 2022.

Në mars 2021, “4iG”  fitoi 70% të pronësisë së aksioneve të “Spacenet Zrt”., e cila regjistroi një qarkullim prej më shumë se 5 miliardë HUF (1000HUF=2.81 Euro) vitin e kaluar. Në qershor, ajo bleu “Poli Computer PC Kft“ përmes një marrëveshjeje blerjeje aksionesh, duke e bërë atë lider në treg në segmentin e shërbimeve të IT-së, të kontraktuara dhe të menaxhuara në Hungari.

“Hungaro DigiTel” është ofruesi kryesor i telekomunikacionit satelitor në Hungari.

Është interesante që ky operator tashmë trajtohet si pjesë e grupit të kompanive, në informacionin e investitorëve, ndërsa “4iG” ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë hungareze për të promovuar kompanitë e saj të profilit të telekomunikacionit tek “AH Zrt shtetërore”, – pra ka një shans të mirë për t’u bërë pronar i shumicës.

Para marrjes nga “4iG”, “Invitech” ishte në pronësi të shumicës së “CEE Equity Partners”, e cila përfaqëson Fondin e Bashkëpunimit të Investimeve të Evropës Qendrore dhe Lindore të Kinës. Ky fond i kapitalit privat u krijua nga “China Exim Bank” në partneritet me investitorët institucionalë evropianë (të menaxhuar nga Luxembourg Investment Solutions SA).

“Ministri i Komunikimit i Izraelit, u tha mediave se: “Ministria e komunikimit po shmang shitjen e kompanisë izraelite “Spacecom” te kompania hungareze “4iG”, për shkak se kryeministri hungarez Viktor Orban është i lidhur me kompaninë. Këto lidhje janë gjithashtu shqetësuese për SHBA sepse “Uashingtoni është shprehur kundër lëvizjeve të kryeministrit hungarez për të kufizuar lirinë e fjalës”

“4iG” në Shqipëri…

Kompania hungareze “4iG PLC” ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare për të blerë 80.27% të aksioneve të ALBtelecom nga “Cetel Telecom”, një degë e shumicës në pronësi të “Çalik Holding” të Turqisë. Njoftimi u shpall në fillim nga “4iG” në Bursën e Budapestit.

Shteti shqiptar do të vazhdojë të ushtrojë të drejtat e tij të pronësisë minoritare në kompani nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (13.78%) dhe Postës Shqiptare (2.47%). Albtelecom ishte operatori lider në Shqipëri i internetit dhe TV me linjë fikse, pronari më i madh i një rrjeti fibër në vend dhe një operator celular, me një rrjet të rëndësishëm të tijin.

Blerja ishte një tjetër hap i rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit të Grupit “4iG” në Ballkanin Perëndimor: Grupi zgjerohet në një vend tjetër në rajon si një investitor strategjik, duke sjellë shërbimet e tij të telekomunikacionit dhe dixhitale. Falë transaksionit, Çalik Holding, një nga konglomeratet më të mëdha të Turqisë, bëhet një investitor institucional në “4iG”. Blerja e shumicës kontrolluese të aksioneve të ALBtelecom u mbyll në 8 mars 2022, me miratimin e autoriteteve shqiptare.

“ALBtelecom është një ofrues telekomunikacioni me potencial të madh rritjeje. Blerja është një hap i rëndësishëm për zgjerimin tonë në sektorin e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, i cili mund të hapë mundësi të mëtejshme, për ne, në tregjet shqiptare të telekomunikacionit dhe IT-së.”  – tha në atë kohë Z. Gellért Jászai, Kryetar dhe CEO i “4iG”, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ne kemi ardhur në vend si një investitor strategjik, ku duam të jemi prezent në afat të gjatë në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për klientët me pakicë dhe korporatat.  Blerja jonë është një hap i rëndësishëm përmes synimeve tona strategjike dhe ne jemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të sektorit shqiptar të telekomit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për dixhitalizimin”,- theksoi Kryetari-CEO, sipas shtypit të huaj.

“Jemi të kënaqur që ALBtelecom do të zotërohet nga një investitor strategjik i përkushtuar ndaj kompanisë.  Ky është hapi i parë në zhvillimin e partneritetit tonë strategjik me 4iG Group, i cili mund të ofrojë mundësi të mëtejshme biznesi për të dyja kompanitë tona në të ardhmen.”  – tha, në të njëjtën kohë, për marrëveshjen, z.Ahmet Çalik, President i Çalik Holding, sipas të njëjtit burim.

ALBtelecom, që u themelua në vitin 1912 dhe kishte 743 punonjës, ishte i pranishëm në të gjitha fushat e telekomunikacionit (televizion, zë fiks, zë celular dhe internet broadband). Në këtë vit, kompania arriti një fitim para taksave prej 17.4 milionë euro, me të ardhura prej 57.9 milionë euro. Kompania ishte ofruesi më i madh i telekomunikacioneve fikse në Shqipëri me 168,000 abonentë me zë fiks, 129,000 internet dhe 71,000 abonentë TV dhe operatori i tretë më i madh celular me 420,000 abonentë celularë. ALBtelecom kishte një infrastrukturë të jashtëzakonshme telekomunikacioni: përveç rrjetit më të madh të shtyllës optike të Shqipërisë prej 4500 kilometrash, kompania kishte gjithashtu mbulimin më të madh të rrjetit optik gjeografikisht (GPON).

Përveç infrastrukturës me tela, ALBtelecom kishte edhe 450 stacione ripërsëritëse celulare, shumë prej të cilave ofronin lidhje me rrjetin nëpërmjet rrjetit të vet optik. Kompania nisi shërbimet e saj të bazuara në LTE (4G) në 2015 dhe rinovoi frekuencat e saj 2G/3G në 2019, e cila zakonisht kërkohet për të ofruar lidhje celulare në zonat malore. ALBtelecom kishte 88 dyqane ekskluzive në mbarë vendin.

Palët nuk kanë bërë të ditur vlerën e transaksionit, por njohësit e këtij transaksioni vlerësojnë se do të ketë një çmim shumë më të ulët se sa blerja prej 625 milionë Eurosh e kompanisë hungareze, e cila ka vetëm 188 mijë abonentë (?!?.

Interesante janë faktet në Hungari, ku numri i transaksioneve në një vit, në këtë treg, u rrit nga 40.5 për qind në 59, por mbeti shumë poshtë niveleve të para Covid-it, siç tregohet nga vëllimi i transaksioneve, i cili u rrit me 12.6 për qind, në 1.08 miliardë euro. “4iG” bleu gjithashtu “DIGI” dhe “Invitech” dhe, këto transaksione kontribuan në shfaqjen e sektorëve të telekomunikacionit dhe IT në tregun e blerjeve.