Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, është arrestuar sonte, në zonën e njohur si Ura e Gjoles.
Mësohet se në momentin e arrestimit, Rrajës i është gjetur me vete edhe një armë zjarri.
Ndaj Ramazan Rrajës ishte lëshuar një urdhër nga SPAK për shoqërimin e detyrueshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Pas kontrollit që iu bën në banesë Rraja nuk u gjet, por u shoqërua disa kohë më vonë pasi është kthyer nga Emiratet e Bashkuara dhe, pasi u mbajt për disa orë në policinë e Tiranës, Rraja u la i lirë.
SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagosën rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Ramazan Raja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rrajës, është dënuar me 12 vite burg në Belgjikë.