Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës: Të pezullohet ndërtimi në zonën e mbrojtur

38
Sigal

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës i Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje të hënën, 4.12.2023. qeverisë shqiptare të pezullojë ndërtimin e aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës dhe deltës së Vjosës. Në takimin e tyre në Strasburg, anëtarët e Konventës shprehën shqetësimin e tyre të thellë që ndërtimi i aeroportit vazhdon dhe u bënë thirrje autoriteteve shqiptare të bashkëpunojnë me popullsinë vendase dhe të gjithë aktorët përkatës. Është hera e dytë brenda tre uajve që Komiteti i Konventës bën thirrje të tillë

Përfaqësuesit e qeverisë shqiptare deklaruan në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm – dhe në raportin e tyre zyrtar – se përcaktimi i ekosistemit Vjosa-Nartë si zonë e mbrojtur, ka qenë i gabuar. Ata kanë pretenduar se zona përdorej si aeroport ushtarak dhe përcaktimi si zonë e mbrojtur ishte i paqëllimshëm, bëhet e ditur në një dklaratë të përbashkët të tre shoqatave ambientaliste. EcoAlbania, PPNEA, EuroNatur

Sipas ekspertëve, Zona e Mbrojtur e Nartës Vjosa, është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, ligatina e dytë më e rëndësishme në Shqipëri dhe shtëpia e specieve të rralla të kafshëve dhe bimëve. Zona është një habitat për më shumë se 220 lloje shpendësh gjatë gjithë vitit dhe ka një rëndësi mbirajonale për rrugën e migrimit të Adriatikut. Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë në mars 2023 dhe u vu nën mbrojtje nga qeveria shqiptare.

Konventa e Bernës, zyrtarisht një konventë për ruajtjen e bimëve dhe kafshëve të egra evropiane dhe habitateve të tyre natyrore, është një traktat ndërkombëtar i Këshillit të Evropës për mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve të egra evropiane nga viti 1979. Në të marrin pjesë 46 shtete evropiane dhe 4 afrikane (Burkina Faso, Maroku, Senegali dhe Tunizia, në territorin e të cilëve ka zona dimëruese të specieve evropiane të shpendëve) dhe Bashkimi Evropian (BE) si një organizatë ndërkombëtare janë anëtarë të konventës./Dw