Kreshnik Hashorva: 27 janari, dita në mbrojtje të viktimave të holokaustit nazist ndaj hebrenjve

740
Sigal

INTERVISTA/ Flet regjisori i filmave dokumentarë Kreshnik Hashorva: Shqiptarët, mbrojtësit më fanatik të hebrenjve

Kreshnik Hashorva është ekonomist, jurist dhe producent. Më 1985 xhiroi  filmin e tij të pavarur si drejtor filmi  (producent). Më vonë drejtoi xhirimin edhe të 6 filmave të tjerë si: “Rrethimi i vogël” (1986), “Në emër të lirisë” (1987), “Rrethi i kujtesës” (1987), “Balada e Kurbinit” (1990), “Vdekja e kalit”  dhe “Vdekja e burrit” (1992).  Një nga filmat e tij më të realizuar është filmi dokumentar “Toka e Besës” 2000-2007 kushtuar mbrojtjes së hebrenjve nga populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Data 27 janar njihet si  “Dita e Kujtesës” në mbrojtje  të viktimave të holokaustit nazist ndaj hebrenjve.

 

Çfarë përmban filmi  dokumentar “Toka e besës” për hebrenjtë prodhim i TVSH?

Në radhë të parë dua të them se, skenari  dhe  regjia e këtij filmi janë të miat (Kreshnik Hashorva). Drejtor i fotografisë, Spartak Papadhimitri. Ky film i është kushtuar mbrojtjes së hebrenjve nga populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia nis nga Lufta e Dytë Botërore. Më  janar 1933 në Gjermani e morën pushtetin nacional-socialistët të udhëhequr nga Adolf Hitler. Qysh prej asaj date  filloi përndjekja deri në eliminimin e hebrenjve  gjermanë dhe atyre të vendeve të tjera.  Hitleri që para ardhjes në fuqi premtoi se, “do të luftonte kundër kapitalit të madh  të grumbulluar nga hebrenjtë”. Nga 11 milionë hebrenj të shpërndarë nëpër Europë, u shfarosën 6 milionë, ndër të cilët 1 milion e 500 mijë fëmijë. Në vitin 1930 në Shqipëri  erdhën kryesisht hebrenj nga vende të Europës Qendrore (Austri, Gjermani, Poloni), kurse gjatë Luftës nga vende të Europës Juglindore (ish-Jugosllavi, Bullgari,Hungaria, Rumania, Greqi). Numri i hebrenjve që gjeti fundi i luftës ishte gati 15-fishi i hebrenjve-shqiptarë të regjistruar  si të tillë në vitin 1929-1931.

 

SHTËPIA E FAMILJES BIÇAKU  (FSHATI QARISHT- LIBRAZHD )

Për 2 vjet rresht 26 hebrenj janë strehuar në një familje të vetme në fshatin Qarisht  të Librazhdit. “Janë në besën tonë”,- u ka thënë shoqëruesve i zoti i shtëpisë Mefail Biçaku. Njazi Biçaku (djali i Mefail Biçakut ) “Më keq e kemi parë veten kur erdhën 500 gjermanë në fshatin tonë. Ata do të shpërndaheshin nga 5-6 vetë në çdo shtëpi. Babai arriti të mos marrë asnjë gjermanë në shtëpi. Po ta kishin marrë vesh gjermanët se ne kishim hebrenj na kishin zhdukur të tërëve”. Të dhënat gjuhësore dhe ato të letërsisë ungjillore tregojnë se, bashkësitë hebraike kanë qenë prezente në Illyrikum dhe ka patur lëvizje popullatash nga njeri vend tek tjetri.

 

SINAGOGA E SARANDËS

  Në qendrën e qytetit të Sarandës ndodhet Sinagoga, ku në dyshemenë e strukturës dallohet Mozaiku i Menora-s (shandani me shtatë krahë). E veçantë është që, gjithë mozaikët në këtë sinagogë paraqesin skena biblike dhe simbole fetare hebraike. Kjo Sinagoge datohet në  shek V-VI pas K. Në të gjithë Mesdheun ndodhen 12 sinagoga të tilla, përveç Izraelit. Me invazionet e sllavëve, sikundër  është shkatërruar atëherë gjithë Saranda,  është shkatërruar edhe ndërtesa. Në Arkivin e Shtetit, dokumentet për hebrenjtë sipas një përllogaritje  i kalojnë të 5000 faqet.

FSHATI  FTERË – SARANDË

Në fshatin Fterë, midis Vlorës dhe Sarandës, ndodhet vendi me  toponimin “Varri i Shenjtorit ”, ose i quajtur ndryshe “Varri i Çifutit”. Nuk përjashtohet mundësia që këtu mund të jetë prehur së fundi Sabatai  Zevi. Në Fterë gjejmë edhe toponimet ”Kodra e Galilesë” dhe “Galisht”.

Në vitin 1956 një studiues izraelit  gjeti një letër të shkruar nga  Zevi, rreth 6 javë para vdekjes së tij. Në letër është shkruar se, “ndodhet dy ditë në këmbë larg qytetit të Beratit”. 

 

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Tiranë

Hebrenjtë në Shqipëri morën pjesë në  Luftën Antifashiste (L.II B.). Kanë rënë dëshmorë  të kësaj Lufte:

Dario Arditi, David Kohen, Baruh Baruhoviç, Jakov Avramoviç,  Jakov Bahar, Jusef Bivas, Jusef Konforti, Zhak (Isak) Ruben dhe Leo Tyjer…