Kodi Zgjedhor/ Zbardhet kërkesa e Presidentit drejtuar “Venecias”, tetë pyetjet për të cilat kërkon përgjigje Meta

107

Zbardhet kërkesa e Presidentit Ilir Meta drejtuar Komisionit të Venecias për një opinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në kërkesën prej 11 faqesh, Kreu i shtetit parashtron 8 pyetje për Venecian teksa dhe argumenton arsyet që e detyruan të kërkojë nga Komisioni një opinion urgjent.

“Më 25 Prill 2021, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme. Palët e interesuara politike duhet të binin dakord mbi reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe shumë kohë përpara këtyre zgjedhjeve.

Si President i Republikës, unë kisha një pritshmëri legjitime që reforma zgjedhore do t’i nënshtrohej një debati gjithëpërfshirës dhe konstruktiv që të reflektonte konsensusin politik ndërpartiak. 2 Megjithëse një paketë konsensuale e reformës zgjedhore u kodifikua në Parlamentin Shqiptar më 23 korrik 2020, shumica socialiste e vrau këtë reformë me ndryshimet pasuese të njëanshme Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, përkatësisht më 30 korrik dhe 5 tetor 2020.

Rrethana të tilla më detyrojnë mua të kërkoj një opinion urgjent të Komisionit të Venecias duke adresuar 8 (tetë) pyetje në lidhje me këtë proces. Unë jam i sigurt që zyra juaj e mirë do të na sigurojë një udhërrëfyes në funksion të sigurimit të garancive minimale dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme” shkruan Meta në kërkesën drejtuar Gianni Buquicchio, president i Komisionit të Venecias.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertët e tij, për rolin thelbësor që Komisioni i Venecias ka luajtur në hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998 dhe të modifikimeve të vitit 2016, Meta i kërkon Presidentit Buquicchio të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur, mënyrat e përshtatshme për të dhënë një opinion i cili mund t’u përgjigjet 8 pyetjeve dhe të ofrojë shanset që zgjedhjet e përgjithshme 2021 në Shqipëri të organizohen në një klimë kushtetutshmërie, legjitimiteti dhe me pjesëmarrjeje demokratike.

Pyetjet që Meta i ka parashtruar Venecias

1. A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve, për vet cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

2. Nëse rregullat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës (konkurrimit), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBEsë për zgjedhje demokratike?

A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor ? A e 5 Neni 64 i Kushtetutës i ndryshuar më 30 korrik 2020, që vendosi një prag kombëtar. 10 komprometojnë ato gjithashtu stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

3. A shkelet përfundimisht parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale e cila mund të kontrollojë pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?

4. Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese sipas standardeve ndërkombëtare për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

5. A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e Kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin e mos-diskriminimit midis kandidatëve dhe votuesve?

6. A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi6 , për mbledhjen e votave dhe shndërrimin e tyre në mandate midis konkurrentëve, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?

7. A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektoratit të tyre, imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike? (vota e barabartë e kandidatëve të partive të ndryshme politike brenda një koalicioni; e drejta e përfaqësimit ligjor për të mbrojtur interesin e tyre gjatë procesit zgjedhor; e drejta për kohën e transmetimit dhe qasja në media; e drejta e përfaqësimit në komisionet vendore zgjedhore; e drejta dhe transparenca e financimit)?

8. Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike?