Kosovë/ Kurti kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Janë të domosdoshme!

61

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka kërkuar që sa më parë në vend të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.Në një postim në Facebook, ish-kryeministri ka thënë se në Kosovë duhet të rikthehet qeverisja e mirë, e se zgjedhjet, sipas tij, janë të domosdoshme.“Lëvizja është shumica. Rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme. E, vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur”, ka shkruar ai.Këto komente, Kurti i ka bërë ndërsa ka prezantuar dy anëtare të reja të Lëvizjes Vetëvendosje.