Kocijancic kundër bojkotit të Parlamentit

587
Duke folur në emër të Komisionit Europian, zëdhënësja e tij, Maja Kocijancic është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e Partisë Demokratike. Ajo u shpreh në një intervistë se Komisoni mbështet vetëm debatin politik në Parlament dhe jo atë jashtë tij, që vetëm përkeqëson klimën politike.

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicien e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”- deklaroi ajo.
Sigal