Tre ditë në Tiranë – Fleckenstein nis vizitën: Axhendë e vështirë dhe bisedime serioze

559
Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, ku do të qëndrojë për një vizitë tre ditore në vendin tonë.

Në një postim në twitter mëngjesin e sotëm, Knut Fleckenstein shkruan: “I lumtur që rikthehem në Shqipëri, axhendë e vështirë dhe bisedime serioze”.

Eurodeputeti gjerman sqaroi për DW se qëllimi i ndalesës së tij në Tiranë është i trefishtë.

Së pari kërkon të diskutojë me të gjithë aktorët, si në politikë, ashtu dhe në shoqërinë civile, mbi raportin e përgatitur prej tij e të porsamiratuar nga PE-ja. Synimi i dytë ka të bëjë me Reformën në Drejtësi.

Po kështu, Fleckenstein do ta shfrytëzojë këtë vizitë për t’u takuar edhe me përfaqësues të opozitës. Protesta e saj ka përçuar jashtë kufijve mesazhin se nuk ka aspak besim te qeveria për zgjedhje të lira.
Sigal