Gazeta Telegraf/
KLSH kallëzon në prokurori
drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në
zbatim të programit ka zhvilluar auditim në Autoritetin Portual Durrës, për
periudhën 1 nëntor 2013 deri më 30 prill 2016 të veprimtarisë së këtij
autoriteti, në përfundim të të cilit KLSH ka rekomanduar 50 masa organizative,
35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore, si dhe me shkresën nr.
415/21, datë 2.11.2016 i ka përcjellë Prokurorisë
së Rrethit Gjyqësor Durrës, kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm
Ekzekutiv të APD, z. G.Sh, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Nga auditimi i KLSH ka rezultuar
që APD dhe Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm total ekonomik në
vlerën 217,142 mijë lekë, një efekt financiar negativ në vlerën 169,432 mijë
lekë, dhe një mospërmbushje e detyrimeve koncensionare për investime në vlerën
rreth 6.6 miliard lekë, si më poshtë:
Dëmi ekonomik
– Në fushën e investimeve 122,707 mijë lekë,
– Në fushën e zbatimit të kontratave 49,898 mijë lekë,
– Në fushën e prokurimeve 20,918 mijë lekë,
– Në fushën e pagesave të kundërligjshme në shpenzimet operative 10,902 mijë
lekë,
– Në fushën e shitjes apo dhënies me koncesion të pasurisë në vlerën 9,417 mijë
lekë,
– Në fushën e pagave dhe shpërblimeve 3,300 mijë lekë.
Efekti financiar negativ
– Në fushën e të ardhurave nga qiratë & privatizimi 125,453 mijë lekë,
– Në fushën e investimeve 26,096 mijë lekë,
-Në fushën e shpenzimeve korente 17,883 mijë lekë,
Mospërmbushje e detyrimeve
kontraktore për investime
– Detyrimi i konçesionarit [X-4] është në vlerën 4,143,000 EUR,
– Detyrimi i konçesionarit [X-5] është në vlerën 2,069,371 mijë lekë,
– Detyrimi i konçesionarit [X-6] është në vlerën 32,500,000 USD