KLSH nën hetim e përgjim?! Audituesve ju sekuestruan dy telefona

58
Sigal

Deputetët socialistë kallëzojnë audituesin e KLSH, Zeqirin. Refuzoi të dëshmojë në Komisionin Hetimor

Në lidhje me KLSH, duhet pranuar fakti që, ashtu sikurse shumë institucione tjera, edhe KLSH është vënë për shkak të qëndrimeve, kontrollit ose rënien rastësisht në rrjetën e organeve të hetimeve të SPAK, kanë rënë edhe nënpunës të KLSH, të cilët flitet se kanë dalë në përgjimet e ndryshme ku diskutohet për biseda, kontrolle, auditime, për falje, tolerancë, kërkesa të ndryshme, madje dyshohet të hidhen ide se si mund të mbyllen çështjet në këmbim të disa ofertave të ndryshme. Thuhet se pas bllokimit të shumë telefonave celularë të punonjësve të bashkive të ndryshme të vendit, si ajo e Elbasanit, apo ajo e Tiranës, e ministrive, drejtorëve të ndryshëm, rasti i bllokimit të celularëve të dy prej audituesve të rëndësishëm të KLSH është një rast i cili do të hap kutinë e Pandorës sa i përket auditimeve në institucionet shqiptare, ku të gjithë flasin për korrupsion si në faktorin kombëtar edhe atë ndërkombëtar, por çuditërisht kur vjen puna për të bërë faktike këtë lloj abuzimi, atëherë rezulton se KLSH mjaftohet me disa gjëra të vogla që duket se janë anësore, sa i përket buxhetit të shtetit ku dihet që Shqipëria ka një buxhet 6-7 mld euro afërsisht dhe të diskutosh sot se gjatë një kontrolli janë abuzuar 1 milion euro apo 2 milion euro është më shumë se qesharake, që i ngjan thërrimeve të bukës në një fabrikë të madhe buke.

Anëtarët socialistë të komisionit hetimor të Shëndetësisë kanë kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës audituesin e KLSH, Bexhet Zeqiri. Ky i fundit ishte thirrur për të dëshmuar në mbledhjen e 13 qershorit mbi raportet e KLSH për dy kontratat koncesionare, sterilizimin dhe check up.

Deputetët socialistë kanë kallëzuar Zeqirin, të cilin e akuzojnë se ka refuzuar që të dëshmojë në Komisionin Hetimor në momentin që është pyetur nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca për formimin profesional dhe certifikimin auditues. Në shkresë thuhet se Zeqiri ka refuzuar të përgjigjet në mënyrë të përsëritur.

“Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, Zeqiri refuzoi në mënyrë të përsëritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar”, thuhet në shkresë.

Deputetët thonë se Zeqiri ka kryer veprën penale “Refuzimi për të dëshmuar”. Në shkresë thuhet se kjo është hera e parë që një dëshmitar refuzon të përgjigjet në komision hetimor, duke shënuar një rast të rrezikshëm për veprimtarinë e komisionit.

“Nisur nga tërësia e fakteve dhe rrethanave të cituara më sipër, vlerësojmë se ka të dhëna për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit të kallëzuar z. Bexhet Zeqiri, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimit për të dëshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Kjo është hera e parë që një dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit, duke shënuar një rast të rrezikshëm për autoritetin e veprimtarisë së një komisioni parlamentar dhe produktit të tij. Ky rast hap rrugën e refuzimit për të deklaruar nga dëshmitari i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e këtij instrumenti parlamentar, por duke krijuar premisa për të dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rëndësishme, siç është dëshmia”,- citohet në shkresë.

Zeqiri, sipas deputetëve socialistë ka mbajtur qëndrime dhe kah politik, duke iu referuar këtu opozitës, që drejton komisionin hetimor me Albana Vokshin.

Bashkë me kallëzimin, deputetët kanë vënë në dispozicion edhe një CD me materialet filmike të seancës, si dhe shprehin gatishmëri për të dhënë sqarime shtesë sapo të thirren nga organi i akuzës për këtë çështje.

Në seancën e 13 qershorit, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate të forta pikërisht për dëshminë e audituesit të KLSH-së, Bexhet Zeqiri.