Protesta për vrasjen e Klodianit / Turmat futen në ish-Bllok, kaos dhe te Banka e Shqipërisë

252
Sigal

Tensione dhe kaos në Tiranë. Një turmë protestuesish është futur në zonën e ish-Bllokut, ndërsa kanë nisur të hedhin koshat e mbeturinave.

Mes brohërimave dhe duartrokitjeve turma e të rinjve dëgjohet që thërret në kor ‘Rama ik!’, ndërsa qytetarët ecin përgjatë librit Universitar.

Ndërkohë, tensione raportohen dhe në zonën e Bankës së Shqipërisë. Raportohet se protestuesit i kanë vendosur zjarrin disa kazanëve me mbeturina para BSH-së, duke krijuar dhe kaos në rrugë, teksa shumë mjete kanë ngelur të bllokuara në trafik.