Ditën e sotme, zv/kryeministrja, zonja Belinda Balluku, ishte sot e pranishme, së bashku me zonjën Bora Muzhaqi në Panairin e Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, të mbajtur në qytetin e Dibrës.
Panairi i sotëm iu dedikua të rinjve dhe ofrimit të mundësisë për ta për t’u informuar dhe trajnuar në sektorë të ndryshëm.
Zonja Balluku u shpreh se të rinjtë janë çdo ditë në fokus të punës dhe se do të gjejnë gjithmonë mbështetje, jo vetëm përmes iniciativave të tilla
Postimi i zonjës Balluku:
Dibër- së bashku me Bora Muzhaqi në Panairin e Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, një nismë dedikuar plotësisht të rinjve, informimit të tyre mbi programe dhe trajnime në sektorë të ndryshëm, si dhe për të rritur kontaktet e tyre me biznese të rëndësishme, kombëtare e lokale, për mundësi punësimi ose praktike. Të rinjtë janë çdo ditë në fokus të punës tonë ndaj do të jemi krah tyre duke ju ofruar të gjithë mbështetjen, jo vetëm përmes iniciativave të tilla.




















